Zbardhet videoja e grabitjes në Kamëz/ Grabitësi: Do t'ju vras!
Kamerat e sigurisë në videon e mëposhtme të publikuar nga News 24, shfaqin momentin e largimit të grabitësit lidhur me grabitjen e ndodhur mbrëmë në një supermarket në rrugën kryesore të Kamzës.

Ai futet në një rrugicë me nxitim, më pas kthehet edhe njëherë drejt supermarketit dhe qëllon sërish me automatik. Policia nuk ka mundur ende ta identifikojë.

Autori i maskuar futetsupermarket dhe tenton të marrë xhiron ditore. Kur një shitëse i afrohet, ai nis të qëllojë duke e plagosur atë dhe duke u thënë punonjësve të tjerë: Do t'ju vras! /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2016, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori