Zbardhet vendimi që shpalli Metën të pafajshëm
Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin gjyqësor që shpalli të pafajshëm kryetarin e LSI Ilir Meta i akuzuar për korrupsion aktiv. Vendimi për pafajësinë e Metës u mor më 16 janar ndërsa prokuroia kishte kërkuar për ish-zv.kryeministrin me 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë.


Vendimi i plotë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i caktuar me shortin e datës 11.05.2011">2011 dhe 17.06.2011">2011, i përbërë nga:
Ardian Dvorani Kryesues
Gani Dizdari Anëtar
Majlinda Andrea Anëtare
Arjana Fullani Anëtare
Guxim Zenelaj Anëtar
me pjesëmarrjen e sekretareve gjyqësore Brunilda Ago dhe Anisa Take, në seancën gjyqësore të datës 16.01.2012, mori në shqyrtim çështjen penale, e cila, sipas Regjistrit Themeltar të Gjykatës së Lartë, mban nr.8/1 të vitit 2011">2011, me palë:

KËRKUES: PROKURORIA E PËRGJITHSHME E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, e përfaqësuar sipas udhërit të datës 24.01.2011">2011 të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, nga prokurorët pranë kësaj Prokurorie, Bujar Sheshi dhe Anila Leka.
I PANDEHUR: Ilir Meta, i biri i Rexhepit dhe i Fiqiretes, lindur në Skrapar më 24.03.1969, banues në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, Kulla nr.1, Tiranë, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë ekonomik, i martuar, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i padënuar, në gjëndje të lirë, i mbrojtur nga avokatët Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja.
I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, pas vlerësimit të akteve të këtij procedimi penal dhe çmimit të provave të paraqitura nga palët e të pranuara për t’u admnistruar prej saj, si dhe pasi dëgjoi qëndrimet e kërkesat e prokurorëve dhe ato të mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta,
V Ë R E N
Me shkresën nr.260/170 prot., datë 09.05.2011">2011 të Prokurorisë së Përgjithshme, është sjellë për gjykim në Gjykatën e Lartë procedimi penal nr.1, i vitit 2011">2011.
2. Sipas kërkesës për gjykim, që mban të njëjtën datë (09.05.2011">2011), i pandehuri Ilir Meta, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i cili më parë ka ushtruar edhe funksionin e Zëvendëskryeministrit dhe njëkohësisht të Ministrit të Punëve të Jashtme e më pas atë të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, akuzohet për kryerjen e veprës penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
3. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, nisur nga funksionet politike dhe kushtetuese të sipërcituara të së pandehurit Ilir Meta, vëren se, jemi përpara një çështje penale për të cilën gjejnë zbatim dispozitat e pikës 1 të nenit 141 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe të pikës 2 të nenit 75/b të Kodit të Procedurës Penale. Sipas këtyre dispozitave, Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar për gjykimin e akuzave (veprave) penale të ngritura, mes të tjerave, edhe kundër deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave kur ata janë në këto funksione në kohën e gjykimit, sikurse është edhe i pandehuri Ilir Meta.
4. Duke patur parasysh se, mbështetur në dispozitat e pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës dhe të nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, për procedimin dhe ndjekjen penale të deputetit dhe anëtarit të Këshillit të Ministrave nevojitet që paraprakisht të kërkohet nga prokurori dhe të miratohet autorizimi për procedim nga ana e Kuvendit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë verifikoi aktet dhe konstatoi se këto kërkesa të ligjës ishin plotësuar gjatë fazës së hetimit paraprak. Bazuar në kërkesën e paraqitur me nr.260/18 prot. të datës 11.02.2011">2011 nga ana e Prokurores së Përgjithshme në kuadër të procedimit penal objekt i këtij gjykimi, Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin nr.84 të datës 16.02.2011">2011, ka dhënë autorizim për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Ilir Meta.
5. Kërkesa për gjykimin e çështjes e dërguar në Gjykatën e Lartë nga Prokuroria e Përgjithshme, krahas gjeneraliteteve të së pandehurit Ilir Meta, përmban parashtrimin e faktit dhe dispozitat përkatëse të ligjit penal material e procedural ku mbështetet, si dhe burimet e provës e faktet që ato u referohen.
Sipas kësaj kërkese për gjykim, në thelb, parashtrohet se në datën 12.01.2011">2011, kryesisht, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar procedimi penal nr.136, bazuar në një transmetim të datës 11.01.2011">2011 të orës 20.10 të programit “Fiks fare” që shfaqet në televizionin kombëtar “Top Channel”. Në këtë program ishte shfaqur një regjistrim audioviziv, i bërë me një kamera të fshehtë, ku përmbaheshin biseda të kryera mes dy funksionarëve të lartë shtetërore, Dritan Priftit dhe Ilir Metës, deputetë dhe ish ministra, lidhur me emërime të paligjshme personash në institucione të ndryshme publike, si dhe për favorizime subjektesh në procedura ankandi e koncesioni, kundrejt përfitimeve materiale.
Pas kryerjes së veprimeve të para verifikuese, përfshirë edhe deklarimet e dhëna me kërkesën e vullnetin e tij nga shtetasi Dritan Prifti, ku ai sqaronte se ky regjistrim audioviziv ishte realizuar prej tij në datën 01.03.2010, në zyrën e tij të punës, për shkak të ndërhyrjeve, presioneve e kërkesave për favorizime të së tretëve nga shtetasi Ilir Meta, përfshirë edhe ato të fiksuara në regjistrim për favorizim të një subjekti për fitimin e garës koncesionare përkundrejt ofrimit të përfitimeve në shumën 700 mijë euro e 7% të aksione, si dhe përfitimin e 1 milion eurove për dhënien e një ankandi të shitjes së naftës bruto një subjekti tjetër, mbi dërgimin e akteve për kompetencë lëndore nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Prokuroria e Përgjithshme në datën 24.01.2011">2011 ka regjistruar procedimin penal nr.1 të vitit 2011">2011 për veprat penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë, korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë dhe të shpërdorimit të detyrës, të parashikuara nga nenet 245, 260 dhe 248 të Kodit Penal.
Gjatë hetimit paraprak, i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Dritan Prifti ka konfirmuar e detajuar dekarimet e dhëna më parë me vullnetin e tij, duke vënë në dispozicion si prova materiale mjetet me të cilat ishte realizuar regjistrimi audioviziv.
Këto prova i janë nënshtruar ekspertimit teknik nga një ekspert i profilizuar i fushës së informatikës ligjore pranë një kompanie amerikane me objekt vërtetësinë dhe autenticitetin e regjistrimit audioviziv. Sipas këtij ekspertimi, krahas shpjegimit mbi mjetet dhe mënyrën e regjistrimit dhe të shkarkimit në objekte të tjera, si dhe të faktit që ky regjistrim nuk gjendet më në orën kamera përgjuese (u gjet dhe u rekuperua një bisedë tjetër e fshirë), eksperti vjen në përfundimin se regjistrimi audioviziv është i pandryshuar në përmbajtjen audio e video, pra në zërin dhe figurën e bashkëbiseduesve, duke përgatitur edhe një kopje të filtruar të audios së kësaj bisede.
Mbi këtë bazë, në datën 09.02.2011">2011, emri i shtetasit Ilir Meta është regjistruar në regjistrin e njoftimeve të veprave penale të Prokurorisë së Përgjithshme për procedimin penal nr.1 të vitit 2011">2011. Rrjedhimisht, në datën 11.02.2011">2011 i është kërkuar Kuvendit autorizimi për procedimin penal të deputetit Ilir Meta, kërkesë e cila është miratuar nga Kuvendi.
Bazuar në përmbajtjen video dhe në atë audio (bisedimeve) të regjistrimit të ekspertuar dhe të transkriptuar disa herë nga ana e prokurorisë, pasi ka pyetur një numër të madh dëshmitarësh, si dhe ka kryer veprime të tjera hetimore duke marrë prova të ndryshme, përfshirë praktikat dokumentare të garës koncesionare për H/C Egnatia-Shushicë dhe të ankandit për shitjen e 50 mijë ton naftë bruto të Shoqërisë publike “Albpetrol” sh.a., organi i Prokurorisë së Përgjithshme ka ardhur në përfundimin se rezulton e provuar që i pandehuri Ilir Meta i ka kërkuar shtetasit Dritan Prifti, në kuadër të detyrës së tij të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, që të favorizojë për shpalljen fitues të garës koncesionare për H/C Egnatia-Shushicë bashkimin e përkohshëm “Vëllezërit Tola” sh.p.k. dhe për shpalljen fitues të ankandit për shitjen e naftës Shoqërisë “Halilaj Holding Group” sh.a. Në rastin e parë kundrejt ofrimit të një përfitimi të paligjshëm për shtetasin Ditan Prifti në shumën 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve, ndërsa në rastin e dytë kundrejt një përfitimi të paligjshëm të barazndarë mes tyre në shumën 1 milion euro.
Pasi vlerëson të provuar akuzën për kryerjen e krimit të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendore të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, kërkesa për gjykim e organit të prokurorisë përmban e përshkruan burimet e provës për faktet e referuara prej saj.
6. Në seancën e parë gjyqësore, të zhvilluar në datën 20.06.2011">2011, menjëherë pas kontrollit mbi paraqitjen dhe legjitimimin e palëve, mbështetur në nenin 354 të Kodit të Procedurës Penale, nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta u paraqitën disa kërkesa paraprake.
Së pari, nga ana e mbrojtjes u paraqit heqja dorë nga kërkesa ankimore ndaj veprimeve të prokurorisë gjatë fazës së hetimit paraprak, e depozituar në Gjykatën e Lartë në datën 16.03.2011">2011 dhe, për të cilën, Kolegji tjetër Penal me vendimin e datës 23.05.2011">2011 kishte vendosur gjykimin e kësaj kërkese në gjykimin e themelit. Heqja dorë lidhej me shpjegimin se kjo kërkesë ankimore përmban një numër të kufizuar veprimesh të akuzës, pasi në mënyrë të plotë dhe të përmbledhur do të paraqitej në vijim një kërkesë tjetër e shtrirë për të gjithë veprimtarinë hetimore.
Së dyti, nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta, pas heqjes dorë nga kërkesa e sipërcituar, u paraqit menjëherë kërkesë tjetër më e plotë me objekt konstatimin e një numri shkeljesh ligjore të kryera gjatë gjithë fazës së hetimeve paraprake. Pas parashtrimit të argumentave, në thelb, përfundimisht, kërkohej deklarimi i pavlefshëm dhe për pasojë të papërdorshme të së gjitha provave materiale dhe thënieve të deklaruesit Dritan Prifti dhe pushimin e gjykimit të këtij procedimi penal për shkak se ndjekja penale nuk duhet të fillonte.
7. Në seancën gjyqësore të datës 27.06.2011">2011, nga ana e prokurorëve u paraqitën me shkrim qëndrimi i tyre në lidhje me kërkesat paraprake të parashtruara nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta në seancën e mëparshme.
Sipas prokurorëve, pretendimet e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta duhet të rrëzoheshin si të pabazuara në ligj, pra nuk është vendi që çështja të pushohet për shkaqe procedurale. Ndërmjet të tjerave, në qëndrimin e tyre prokurorët parashtrojnë se, ndryshe nga sa pretendohet nga mbrojtësit e të pandehurit, neni 323 i Kodit të Procedurës Penale e ka të përcaktuar qartë fillimin e afatit të procedimit penal, i cili është nga dita në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale shënohet në regjistrin e njoftimeve të veprave penale. Sipas prokurorëve, ekspertimet e kryera gjatë hetimit ishin në përputhje me ligjin, sepse neni 179/2 i këtij Kodi përcakton se vendimi për caktimin e ekspertit duhet t’i njoftohet të pandehurit dhe personit nën hetim, cilësi të cilën sipas ligjit i pandehuri Ilir Meta nuk e kishte marrë në kohën e kryerjes së ekspertimeve. Ekspertimi është kryer duke respektuar edhe kërkesat e tjera të parashikuara nga neni 178 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe duke qenë se caktimi i ekspertëve të huaj nuk është bërë mes atyre që i përkasin autoriteteve publike, nuk ishte e nevojshme ndjekja e procedurave sipas nenit 509 të këtij Kodi.
8. Kolegji Penal, pasi dëgjoi edhe qëndrimin e prokurorëve lidhur me kërkesat paraprake të mbrojtjes, me vendimin e ndërmjetëm të arsyetuar, të cilën e shpalli në seancën tjetër gjyqësore të datës 11.07.2011">2011, vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës paraprake për pushimin e gjykimit të procedimit penal nr.1 të vitit 2011">2011 të Prokurorisë së Përgjithshme për shkak se ndjekja penale nuk duhet të fillonte, me arsyetimin se nuk rezultonte që, nga momenti i regjistrimit të këtij procedimi nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, pra nga data 24.01.2011">2011, të jenë kryer veprime që nuk lejohen sipas dispozitave procedurale penale në ngarkim të personit me imunitet, pra personit ndaj të cilit kërkohet autorizimi për procedim.
- Rrëzimin e kërkesës paraprake për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të veprimeve hetimore të kryera, si dhe të provave të marra pas datës 12.04.2011">2011 deri në datën 09.05.2011">2011, si të kryera jashtë afateve procedurale, me arsyetimin se, afati i zhvillimit të hetimeve paraprake ndaj të pandehurit Ilir Meta ka filluar në datën 09.02.2011">2011 kur emri i tij është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprës penale në cilësinë e personit që i atribuohet vepra penale, sikurse parashikon pika 1 e nenit 323 të Kodit të Procedurës Penale, ndërkohë që, edhe çështja në Gjykatën e Lartë është dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme në datën 09.05.2011">2011, pra brenda afatit tremujor të parashikuar nga dispozita e sipërcituar, krahas ditëve që afati i hetimit paraprak është i pezulluar për shkak të kërkesës për autorizim për procedim sipas pikës 2 të nenit 323 të këtij Kodi.
- Pranimin e kërkesës paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht, të akteve procedurale dhe të akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar Adrian Philips, me arsyetimin se ishin kryer në shkelje të neneve 151 pika 4, 183 pika 1 dhe 509 të Kodit të Procedurës Penale. Në rastet kur eksperti është shtetas i huaj, përveç referimit në dispozitat e këtij Kodi, duhet vepruar në përputhje edhe me “Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale”.
Caktimi i ekspertit në një procedim penal rregullohet nga dispozitat e seksionit të VI të K.Pr.Penale me titull “ekspertimet”. Në rastet kur eksperti është shtetas i huaj, përveç referimit në dispozitat e të Kodit të Procedurës Penale, duhet vepruar në përputhje edhe me “Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale”, ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.8498, datë 10.06.1999. Detyrimi për t’iu referuar Konventave Europiane është vetëm për ata ekspertë që janë shtetas të atyre vendeve që janë palë në këtë Konventa. Konventa në titullin VII të saj rregullon, ndër të tjera, edhe thirrjen e ekspertëve të huaj nga dhe në shtete palë të kësaj konvente.
Nga ana e prokurorëve nuk janë respektuar dispozitat e seksionit II “Letërporositë për jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 509 e vijues si dhe dispozitat ligjore të parashikuara në kreun II Seksioni VI (Ekspertimi), nenet 179-183/1 të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me caktimin e ekspertit amerikan dhe atij anglez, ndërsa për këtë të fundit nuk janë respektuar as detyrimet qe rrjedhin nga dispozitat ligjore të Konventës Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, ratifikuar me ligjin nr.8489, datë 10.06.1999, si dhe të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009 “Për Marrëdhënien Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështjet Penale”.
Duke pranuar si ekspertë persona privatë të huaj, si dhe duke u ngarkuar detyra e marrë mendimin e tyre në rrugë jo zyrtare, jashtë detyrimeve ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe në Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, organi i akuzës i ka përjashtuar ekspertët realisht nga çdo përgjegjësi, aq më tepër nga përgjegjësia penale që mund të mbajnë sipas ligjeve përkatëse në rastin e veprës penale të ekspertimit të rremë.
Nëse organi i akuzës do të kishte ndjekur rrugën ligjore të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale, në Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, si dhe në ligjin nr.10193, datë 03.12.2009 “Për Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështje Penale”, ekspertët e huaj duhej të bënin betimin dhe të merrnin përgjegjësinë përpara organit kompetent të shtetit të tyre, gjë që do të shërbente si garanci që ekspertimet do të ishte i saktë.
Sipas nenit 509/1 të Kodit të Procedurës Penale, i cili nuk vjen ndesh me asnjë dispozitë të Konventave të mësipërme apo me aktet e tjera ndërkombëtare, kërkesat e gjykatave dhe prokurorive për letërporosi jashtë shtetit, të drejtuara autoriteteve të huaja, për njoftimet dhe marrjen e provave, i dërgohen Ministrisë së Drejtësisë, e cila marr masa për t’i nisur ato. Vetëm në rastet e ngutshme, sipas pikës 5 të këtij neni, autoriteti procedues mund të vendosë nisjen direkt të akteve duke informuar Ministrinë e Drejtësisë. Pra edhe në rastet përjashtimore, në rastet e ngutshme, organi procedues ka detyrimin ligjor që patjetër të informojë Ministrinë e Drejtësisë. Siç rezulton nga dosja, këto dokumente, këto veprime nuk kanë kaluar nëpërmjet këtij institucioni të ngarkuar me ligj, gjë që konfirmohet në përgjigjen e Ministrit të Drejtësisë me shkresën nr.821/1, datë 31.01.2011">2011.
- Rrëzimin e kërkesës paraprake për papërdorshmërinë e videoregjistrimit të realizuar nga shtetasi Dritan Prifti sepse është bërë në shkelje të nenit 221 e vijues të Kodit të Procedurës Penale mbi “Përgjimet”, me arsyetimin se videoregjistrimet e realizuara jo nga organet e procedimit por nga subjektet private nuk përfshihen në rastet dhe kriteret që përmbahen në Titullin IV, Kreu III, Seksioni IV “Përgjimet” (nenet 221 e vijues) të Kodit të Procedurës Penale.
- Lidhur me kërkesën paraprake për papërdorshmërinë e provave materiale, duke filluar nga ora audio e video regjistruese me të cilën pretendohet se është bërë regjistrimi, si dhe të mjeteve të tjera teknike të transferimit e riprodhimit të regjistrimit, duke vijuar me disqet elektronike ku përmbahen të dhënat e regjistrimit, për shkak se sipas mbrojtjes mungon prova origjinale e bisedës në vetë orën regjistruese, Kolegji Penal vlerësoi se, në kuptim e zbatim të dispozitave procedurale, në atë moment të procedimit, nuk mund të kishte qëndrimin e tij dhe as të dispononte për pranimin apo rrëzimin e kërkesës, pra për papërdorshmërinë ose jo të këtyre provave.
Kërkese paraprake mbështetet në konkluzionet shkencore të arritura me aktet e ekspertimit teknik të realizuara nga ana e organit të prokurorisë në fazën e hetimit paraprak, sipas të cilave, videoregjistrimi nuk gjendej në orën audio e video regjistruese. Por, ky Kolegj Penal, në përgjigje edhe të vetë kërkesës paraprake të paraqitur nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta, u shpreh e disponoi më lart për pranimin e asaj kërkese lidhur me pavlefshmërinë e akteve proceduriale të caktimit të ekspertit dhe për papërdorshmërinë e akteve të ekspertimit të realizuara prej tyre.
Në rrethana të tilla, Kolegji Penal, nuk gjente më në fashikullin e gjykimit asnjë akt ekspertimi me konkluzione shkencore lidhur me natyrën, autenticitetin, mënyrën e përdorimit dhe të dhënat që përmbajnë apo mund të përmbajnë provat materiale që nga mbrojtja pretendohej e kërkohej se ishin të papërdorshme, sepse sipas tyre mungon prova “origjinale”.
- Së fundi, Kolegji Penal vendosi të rrëzojë kërkesën paraprake të mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta përsa i përket papërdorshmërisë së deklarimeve të shtetasit Dritan Prifti me pretendimin se është person i akuzuar në një procedim të lidhur, me arsyetimin se nga të dhënat që përmbahen në fashikullin e gjykimit nuk jemi përpara rasteve të parashikuara nga neni 156, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale.
9. Në sekretarinë e Gjykatës së Lartë, në datën 04.07.2011">2011 është depozituar një shkresë e quajtur Memo/Kërkesë e të pandehurit Ilir Meta, nënshkruar nga avokatët e tij, me të cilën, në thelb, parashtrohet heqja dorë nga njëra prej kërkesave paraprake të paraqitura në seancën gjyqësore të datës 20.06.2011">2011, ajo për pavlefshmërinë e hetimeve gjatë fazës së hetimit paraprak si jashtë afateve procedurale dhe pa respektuar veshjen imunitare të subjektit që procedohet. Sipas shkresës, është vullneti i të pandehurit Ilir Meta për të patur një proces gjyqësor të plotë për nxjerrjen e së vërtetës dhe pa e zgjidhur çështjen vetëm proceduralisht.
Kolegji Penal nuk e ka marrë në shqyrtim këtë memorie/kërkesë të së pandehurit Ilir Meta.
Vërtet ajo memorie/kërkesë bazohet në nenin 110 të Kodit të Procedurës Penale, sipas së cilës memoria dhe kërkesa me shkrim mund të paraqiten nga palët në çdo gjendje e shkallë të procedimit. Por, sipas nenit 354 të Kodit të Procedurës Penale, për kërkesat paraprake gjykata disponon me vendim, i cili bazuar në nenin 112 merret në dhomën e këshillimit, pa praninë e sekretarit dhe të palëve.
Edhe në rastin konkret, pasi dëgjoi kërkesat paraprake të mbrotjësve të së pandehurit Ilir Meta në seancën e datës 20.06.2011">2011, si dhe qëndrimin e prokurorëve lidhur me to në seancën e datës 27.06.2011">2011, Kolegji Penal vendosi të tërhiqet në dhomën e këshillimit dhe vendimin lidhur me ato kërkesa ta shpallte në datën 11.07.2011">2011.
Pasi gjykata tërhiqet për vendim, ajo nuk ka dhe as mund të ketë më asnjë lloj komunikimi me sekretarinë dhe me palët, për të paraqitur eventualisht argumente shtesë në mbështetje të kërkesave të paraqitura, kërkesa të tjera shtesë apo heqje dorë prej atyre të paraqitura. Sipas ligjit procedural, është imperative që gjykata vetëm shqyrton çështjet dhe kërkesat për të cilat është tërhequr për vendim. Edhe në çështjen objekti gjykimi, Kolegji Penal, në seancën e datës 11.07.2011">2011 u shpreh me vendim vetëm lidhur me pranimin ose jo të kërkesave të parashtruara nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta në seancën e datës 20.06.2011">2011.
10. Kolegji Penal, pas dhënies së vendimit të ndërmjetëm lidhur kërkesat paraprake, bazuar në nenin 355 të Kodit të Procedurës Penale, ka deklaruar të hapur shqyrtimin gjyqësor.
Pasi dëgjoi parashtrimin hyrës me paraqitjen e përmbledhur të fakteve dhe provave që kërkonin të shqyrtoheshin nga ana e prokurorëve dhe më pas nga ana e mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta, Kolegji Penal mori vendimin për të lejuar marrjen e provave të kërkuara, sipas rradhës, duke filluar prej atyre të kërkuara nga ana e prokurorisë dhe më pas atyre të kërkuara nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta. Meqënëse procesi i marrjes së provave, sipas qëndrimit përfundimtar të prokurorëve do të vijonte me thirrjen e dëshmitarëve të akuzës dhe nevojitej të bëhej njoftimi i rregullt i tyre.
11. Në fillim të seancës gjyqësore të datës 22.07.2011">2011, përpara se të vijohej me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur nga gjykata, duke iu referuar edhe një kërkese të depozituar prej tyre më parë në sekretarinë e Gjykatës së Lartë në datën 15.07.2011">2011, nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta u paraqitën disa kërkesa lidhur me njohjen me disa prova audiovizive, si vënia në dispozicion e bisedës së plotë mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri e thirrjen dëshmitar të këtij të fundit, si edhe kërkesa që në seancën e ardhshme gjyqësore të realizohet caktimi dhe thirrja e ekspertëve për të kryer veprimin hetimor të ekspertimit.
11.1 Nga ana e tyre, edhe përfaqësuesit e prokurorisë, parashtruan disa kërkesa lidhur me heqjen dorë nga disa prej provave të kërkuara prej tyre në seancën e mëparshme, sikurse ishte edhe ajo e mosmarrjes si provë të aktit të transkriptimit të një pjese të bisedës mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri sepse buronte nga akti i ekspertimit që nga kjo gjykatë u shpall i pavlefshëm. Po kështu, prokurorët mbajtën qëndrimin se kërkesa e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta për vijimin e hetimit gjyqësor me realizmin e ekspertimit të mos pranohej duke vijuar marrja e provave sipas rradhës së kërkuar prej tyre, pra me pyetjen e dëshmitarëve të akuzës.
11.2 Lidhur me këto kërkesa e qëndrime të parashtruara nga palët, Kolegji Penal me vendim të ndërmjetëm vendosi :
- Të pranojë kërkesën e prokurorit për mosmarrjen si provë në seancë gjyqësore të aktit të transkriptimit të një pjese të bisedës mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri, meqënëse buron nga një akt ekspertimi që kjo gjykatë ka vendosur se është i pavlefshëm dhe i papërdorshëm.
- Në lidhje me kërkesën e mbrojtjes për vënien në dispozicion të materialit të plotë audioviziv të një bisede mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri, si dhe thirrjen si dëshmitar të shtetasit Leonard Beqiri, Kolegji Penal vlerësoi se, meqënëse burimi i saj ishte një akt ekspertimi i ekspertit amerikan Glenn Bard, i cili u deklarua i pavlefshëm dhe për rrjedhojë i papërdorshëm, ky Kolegj vendosi të mos e pranojë këtë kërkesë të mbrojtjes.
- Lidhur me kërkesën e palëve për kryerjen e ekspertimit, Kolegji Penal vendosi të revokojë pjesërisht vendimin e ndërmjetëm për rradhën e marrjes së provave, duke urdhëruar vijimin e shqyrtimit gjyqësor me caktimin dhe realizimin e ekspertimit sikurse ishte kërkuar në fillim të shqyrtimit gjyqësor nga përfaqësuesi i prokurorisë dhe mbrojtja e të pandehurit Ilir Meta.
Pas këtyre disponimeve Kolegji Penal vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për të kryer veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe caktimin e ekspertëve të fushës informatike dhe elektronike.
12. Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2011">2011 Kolegji Penal vlerëson se kryerja e veprimeve lidhur me autenticitetin e një materiali audioviziv, mbi alterimin ose jo të pamjeve e zërit në regjistrime të tilla, të realizuara, depozituara e transferuara me programe e pajisje teknologjike dixhitale e kompjuterike, janë veprime që kërkojnë njohuri të posaçme teknike e shkencore të fushës informatike e të teknologjisë audiovizive, njohuri të cilat nuk i përkasin sferës juridike dhe njohurive të zakonshme e ekskluzive të një gjyqtari. Përveç kësaj, kryerja e këtyre veprimeve lidhet edhe me disponimin dhe përdorimin e programeve informatike dhe pajisjeve teknologjike audiovizive, dixhitale e kompjuterike të posaçme.
Po kështu Kolegji vlerëson se, në kushtet kur nuk ekzistojnë persona me cilësitë e kërkuara në listat gjyqësore të ekspertëve, sikurse kërkon neni 179 i Kodit të Procedurës Penale, veprime të tilla mund e duhet të realizohen nga persona që kanë njohuri të posaçme në degën e informatikës dhe teknologjisë audiovizive e që, njëkohësisht, disponojnë programet dhe pajisjet e duhura për natyrën e qëllimet e këtij ekspertimi.
Prandaj Kolegji vendosi që për realizimin e këtij ekspertimi të caktohej një grup ekspertësh sipas profileve përkatëse, i përbërë nga: a) Ardian Pollo, shef i departamentit të Elektronikës në Universitetin Kristal, pedagog i lëndës Siguria e Sistemeve Informatike, Protokollet e Transmetimit; b) Artur Rrahmani, ekspert kriminalist në Qendrën shkencore “The Experts”, Tiranë; c) Ermal Beqiri, Drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe pedagog informatikës në Universitetin Kristal, duke mos pranuar kërkesën e prokurorit për caktimin e ekspertëve të huaj, për shkak se, nga ana e tij, përfaqësuesi i akuzës nuk paraqiti ndonjë shkak të ligjshëm apo të arsyeshëm për caktimin e ekspertëve të huaj.
13. Në seancën gjyqësore të datës 23.09.2011">2011, në zbatim të nenit 183 të Kodit të Procedurës Penale, pas përmbushjes së procedurave lidhur me verifikimin e paraqitjes, të shkaqeve eventuale të përjashtimit, me paralajmërimin për detyrimet e përgjegjësitë që burojnë për ekspertin nga ligji penal; pasi dëgjoi edhe mendimin e prokurorëve, të cilët parashtruan argumentat e tyre për mungesë të përvojës dhe të kompetencës profesionale të ekspertëve të zgjedhur nga gjykata, nevojën për caktimin e ekspertëve të huaj, si dhe dhanë mendimin e tyre mbi për pyetjet objekt ekspertimi; pasi dëgjoi mendimin e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta, të cilët ishin dakord me grupin e ekspertëve të caktuar nga gjykata duke dhënë edhe mendimin e tyre lidhur me pyetjet objekt ekspertimi; Kolegji Penal përfundimisht disponoi me vendim të ndërmjetëm me caktimin e kërkesave dhe të detyrave të ekspertimit, si edhe me betimin e ekspertëve.
Duke marrë parasysh mendimin e ekspertëve për kohën e nevojshme për realizimin e ekspertimit, në vlerësim të kompleksitetit të fakteve dhe veprimeve teknike që duhet të kryheshin për përmbushjen e detyrave të ekspertimit, bazuar në pikën 2 të nenit 185 të Kodit të Procedurës Penale, Kolegji Penal vendosi t’’ japë një kohë të arsyeshme grupit të ekspertëve për përgatitjen e aktit të ekspertimit.
Njëkohësisht gjykata udhëzoi ekspertët dhe palët për mënyrën se si do të procedohej me veprimet e ekspertimit, duke pasur parasysh se provat materiale që ekspertoheshin përbënin njëkohësisht prova materiale për procedime të tjera penale në vijim për të cilat ishin në zbatim rregullat mbi ruajtjen e sekretit hetimor.
14. Kolegji Penal vendosi të shtyjë seancën gjyqësore të datës 24.10.2011">2011, nisur nga vështirësitë e parashtruara nga ana e ekspertëve për të siguruar pajisje të domosdoshme për kryerjen e ekspertimit dhe pamundësisë së tyre për të përfunduar dhe paraqitur në atë seancë aktin e ekspertimit.
15. Në seancën gjyqësore të datës 31.10.2011">2011, pas parashtrimit të mendimit me shkrim si dhe me anë të demonstrimit elektronik të ekspertëve, si nga ana e prokurorëve, ashtu edhe nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta, u paraqit si kërkesë nga ana e tyre shtyrja e seancës gjyqësore për t’i dhënë kohën e nevojshme për t’u njohur mirë me aktin dhe përfundimet e tij, motivuar me numrin e madh, natyrën komplekse e shumë teknike të aktit të ekspertimit, kërkesë që u pranua nga gjykata.
16. Në seancën e ardhshme gjyqësore, duke qënë se u paraqitën një numër i madh pyetjesh të natyrës sqaruese si nga prokurorit ashtu edhe nga mbrojtësit e të pandehurit Ilir Meta, nga ana e ekspertëve u kërkua kohë për të përgatitur sqarimet përkatëse me shkrim.
17. Në seancën gjyqësore në vijim, nga ana e grupit të ekspertëve u paraqit një shtesë e aktit të ekspertimit, e cila, sikurse edhe akti i ekspertimit i paraqitur më parë, iu nënshtrua debatit gjyqësor. Në përfundim të këtij debati, nga ana e prokurorëve dhe e mbrojtësve u parashtruan qëndrimet përkatëse lidhur me pranueshmërinë e aktit të ekspertimit dhe përfundimet e arritura prej tyre.
17.1 Sipas prokurorëve ekspertimi nuk ia kishte arritur qëllimit dhe ekspertët nuk e kishin realizuar detyrën e ngarkuar nga ana e gjykatës. Akti i ekspertimit nuk i plotëson kushtet dhe kriteret shkencore për të arritur në konkluzione të qarta e të sakta.
Ekspertët nuk argumentuan dhe nuk i dhanë përgjigje thelbit të objektit të ekspertimit, nëse ka apo jo ndërhyrje në videon provë materiale dhe nëse po, ku konsistojnë këto ndërhyrje.
Ekspertët nuk dispononin pajisjet dhe nuk kanë përdorur programe e njohura shkencore të kësaj fushe të ekspertimit, por programe kompjuterike nga burime të hapura e të paliçencuara.
Të pasakta në rastin konkret dhe të paargumentuara shkencërisht janë edhe mendimet e ekspertëve mbi dyshimin se materiali audioviziv nuk provohet të jetë origjinal.
Përveçse flitet për probabilitet ndërhyrje por pa treguar konkretisht se si, asnjë përfundim kategorik nuk ka grupi i ekspertëve se në materialin audioviziv të ekspertuar ka patur ndërhyrje e ndryshime në video dhe në zërin e bashkëbiseduesve.
Përfundimisht, prokurorët i kërkuan gjykatës kryerjen e një ekspertimi të ri, mundësisht me ekspertë të huaj specialistë të fushës pranë policive shkencore apo kompanive private të huaja.
17.2 Sipas mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta, kryerja e ekspertimit ia ka arritur qëllimit për të cilën u urdhërua nga ana e gjykatës. Madje konkluzionet grupit të ekspertëve shqiptarë nuk bien ndesh nga ana shkencore edhe me përfundimet e arritura nga eksperti amerikan.
Sipas mbrojtjes ekspertiza e kryer provoi se në orën objekt ekspertimi nuk u gjetën gjurmë të bisedës Meta-Prifti, por një material tjetër dhe disa imazhe që mbushnin memorien.
Në laptop janë vërejtur ndërhyrje të ndryshme në periudha kohore të ndryshme, nga data e instalimit të Window-sit deri në datën 01.02.2011">2011.
Në pjesën më të madhe të bisedës Meta-Prifti ajo është nën parametrat e domosdoshëm të dëgjueshmërisë dhe kuptueshmërisë.
17.3 Kolegji Penal, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të rrëzojë kërkesën e prokurorit për kryerjen e nje ekspertimi të ri me ekspertë të huaj dhe të pranojë e administrojë si provë aktin e ekspertimit të hartuar nga grupi i ekspertëve të caktuar nga kjo gjykatë. Njëkohësisht Kolegji Penal vendosi që shqyrtimi gjyqësor i çështjes të vijojë sipas rradhës së marrjes së provave, fillimisht me pyetjen e dëshmitarëve të kërkuara nga ana e akuzës.
18. Në seancat gjyqësore të datave 21.11.2011">2011, 02.12.2011">2011, 05.12.2011">2011 dhe 12.12.2011">2011 Kolegji Penal ka marrë si provë dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga prokurorët dhe tre dëshmitarët e thirrur nga të dy palët si vijon: Dritan Prifti, Bekim Halilaj, Pajtim Sulaj, Artur Mahmutaj, Agim Rrapaj, Erdit Rrapaj, Rezart Taçi, Fatmir Merkaj, Estela Çela, Majlinda Meduli, Pranvera Bodinaku, Zamir Stefani, Durim Kraja, Ervin Duraj, Etleva Kondi, Andi Dedja, Ymet Tola, Skënder Tola, Emin Toçi dhe Arqile Papuçiu, tre prej të cilëve ishin dëshmitarë të thirrur njëkohësisht si nga prokurorët, ashtu edhe nga mbrojtja e të pandehurit Ilir Meta.
Nga ana e prokurorëve dhe mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta, në funksion të besueshmërisë së thënieve të dëshmitarëve apo për t’u përdorur në lidhje me provat e tjera, mbështetur në nenin 362 të Kodit të Procedurës Penale, janë paraqitur disa kërkesa për të kundërshtuar tërësisht apo pjesërisht përmbajtjen e dëshmive të dhëna para gjykatës. Kolegji Penal, me vendim të ndërmjetëm, ka pranuar kërkësën e prokurorit dhe administrmin e thënieve të bëra në deklarimet gjatë fazës së hetimeve paraprake për dëshmitarët Pajtim Sulaj, Estela Çela, Pranvera Bodinaku, Fatmir Merkaj dhe Andi Dedja. Po kështu, Kolegji ka pranuar kërkesën për kundërshtimin e pjesshëm të thënieve të dëshmitarit Dritan Prifti dhe administrimin e thënieve të bëra prej tij në fazën e hetimeve paraprake.
19. Në vijim të seancës gjyqësore të datës 12.12.2011">2011 dhe asaj të datës 16.12.2011">2011, Kolegji Penal realizoi veprimin procedural të paraqitjes dhe debatimit gjyqësor, fillimisht nga ana e prokurorëve dhe më pas nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta mbi provat materiale, shkresore, provat dokumentare, etj., dhe për respektimin e ligjit procedural mbi mënyrën dhe mjetet për marrjen e provës.
19.1 Nga ana e prokurorëve u paraqitën si prova për t’u administruar në lidhje me këtë procedim penal:
a) një orë kamera përgjuese, një lap top, një USB flash memory (memorie elektronike) dhe një fishë lidhëse USB. Këto prova i ishin nënshtruar hetimit gjyqësor dhe për më tepër i ishin nënshtruar edhe ekspertimit të realizuar nga vetë gjykata. Në orën kamera përgjuese biseda ishte e fshirë, por ajo mbetej provë materiale se kishte shërbyer për kryerjen e videopërgjimit. Lap Top-i dhe USB flash memory, për shkak se jo vetëm janë mjete të realizimit, por edhe sepse përmbajnë materialin audioviziv të bisedës Meta-Prifti. Të gjitha këto sende i ishin nënshtruar ekspertimit. Për këto motive ato ishin sekuestruar nga prokurori gjatë fazës së hetimit paraprak.
Njëkohësisht, prokurorët kërkuan të administrohet si provë shkresore dokumentare materiali audioviziv që përmban bisedën mes dëshmitarit Dritan Prifti dhe të pandehurit Ilir Meta dhe që gjendej në lap top, në “file”-in vijues: “C:Users/Dritan Prifti/ PITC 0008 AVI”, duke qënë se është një “file” i pacënuar dhe i pahapur asnjëherë që nga momenti i shkarkimit të tij nga ora kamera përgjuese në lap top, pra nga data 01.03.2010. Po kështu, prokurorët kërkuan të administrohen edhe tabelat fotografike të provave materiale të sipërcituara.
Meqënëse aktet e ekspertimit të realizuar me ekspertë të huaj në fazën e hetimit paraprak u shpallën të pavlefshme nga gjykata dhe, për rrjedhojë, ishin të papërdorshme edhe përshkrimi i vendit si dhe transkriptet e bisedës Meta-Prifti të kryera mbi materialet e dërguara pas filtrimit nga ekspertët e huaj, nga ana e prokurorëve iu kërkua gjykatës që të realizojë dëgjimin dhe shikimin e regjistrimit audioviziv dhe transkriptimin e bisedës mes tyre sipas vetë përmbajtjes së materialit audioviziv të ekspertuar nga grupi i ekspertëve shqiptarë, si dhe materialit audio të filtruar po prej tyre.
Kërkesën e tyre prokurorët e mbështetën në dispozitat e neneve 187 dhe 191 të Kodit të Procedurës Penale sepse këto prova materiale e dokumentare janë mjete të realizimit bisedës, si dhe aty gjenden gjurmët e përmbajtja e bisedës mes të pandehurit Ilir Meta dhe dëshmitarit Dritan Prifti.
Këto kërkesa të prokurorëve u kundërshtuan pjesërisht nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta. Sipas tyre, ora kamera përgjuese nuk është provë materiale në kuptim të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale, sepse nuk përmban ndonjë gjurmë të bisedës së pretenduar nga akuza dhe nga ekspertiza nuk rezulton e provuar që të jetë përdorur për regjistrim të ndonjë bisede mes dëshmitarit Prifti dhe të pandehurit Meta. Gjithashtu, provat materiale të kërkuara për t’u administruar nga akuza i janë nënshtruar ekspertimit nga grupi i ekspertëve të caktuar nga gjykata. Ekspertët e kanë dëgjuar dhe e kanë parë materialin dhe janë shprehur se ato nuk janë origjinale, kanë ndërhyrje dhe fjalët nuk janë të kuptueshme për veshin e njeriut. Po kështu, avokatët pretenduan se materiali audioviziv nuk është dokument në kuptim të nenit 191 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 246 e vijues të Kodit të Procedurës Civile.
b) Një DVD, si provë dokumentare, ku përmbahet programi televiziv “Top Story” i datës 13.01.2011">2011 shfaqur në televizionin “Top Channel”, i sekuestruar në datën 29.01.2011">2011 nga ana e prokurorisë, si dhe procesverbali i transkriptimit mbi këtë program i realizuar në datën 04.2.2011">2011. Kjo provë dokumentare përmban thënie të shfaqura në atë program përfshirë ato të dëshmitarit Dritan Prifti e të pjesëmarrësve të tjerë, të cilat kanë lidhje me rrethanat e këtij procedimi penal.
Paraqitja e kësaj prove u kundërshtua nga mbrotjësit e të pandehurit Ilir Meta me motivin se nuk ka lidhje me objektin e të provuarit në këtë procedim dhe se është e panevojshme meqë dëshmitari Dritan Prifti ka ardhur vetë e ka dëshmuar para gjykatës. Nuk është dokument në kuptim të nenit 191 të Kodit të Procedurës Penale.
c) Një DVD si provë dokumentare ku përmbahet programi televiziv “Fiks Fare” i datës 11.01.2011">2011 në televizionin “Top Channel”, i sekuestruar në datën 12.01.2011">2011 nga ana e prokurorisë, me përmbajtjen audiovizive dhe transkriptimin e titruar nga televizioni të bisedës mes dëshmitarit Dritan Prifti dhe të pandehurit Ilir Meta. Ky material ka shërbyer si bazë për regjistrimin, kryesisht, nga ana e prokurorisë të këtij procedimi penal.
Paraqitja e kësaj prove u kundërshtua nga ana e mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta me arsyetimin se ky material është lehtësisht i manipulueshëm ndërkohë që është shqyrtuar prova, pra regjistrimi që sipas vetë akuzës quhet si origjinale.
ç) Procesverbalet për kqyrjen dhe marrjen e materialeve të publikuara në datën 12.01.2011">2011 në disa faqe të mediave elektronike e të shkruara dhe që kanë shërbyer, mes të tjerave, si bazë për regjistrimin e këtij procedimi.
Paraqitja e kësaj prove u kundërshtua nga ana e mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta me arsyetimin se ky material nuk ka asnjë rëndësi dhe vlerë për procedimin, thjesht i referohen emisionit “Fiks Fare” dhe kanë pasaktësi në përmbajtje.
d) Raportet (relacionet) mbi analizimin e tabulateve me të dhënat elektronike të telekomunikimeve (hyrëse dhe dalëse) mes të pandehurit Meta dhe disa prej dëshmitarëve, si dhe Cd-të përkatëse të dërguara nga operatorët telefonikë celularë. Krahas listës së printuar të trafikut të telekomunikimeve mes personave të lartpërmendur, raportet e analizës së frekuencës dhe kohës së telekomunikimeve janë përpiluar nga oficerët e policisë gjyqësore.
Paraqitja e këtyre akteve dhe provave u kundërshtua nga ana e mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta me arsyetimin se ato nuk janë përgatitur nga një ekspert i fushës së telekomunikacionit.
dh) Procesverbali i datës 02.05.2011">2011 për kqyrjen dhe marrjen e dokumentave nga sistemi TIMS për të pandehurin Ilir Meta dhe që vërteton largimin e tij jashtë shtetit në datën e zhvillimit të bisedës me dëshmitarin Prifti, në datën 01.03.2010
e) Procesverbalet e datave 25.01.2011">2011 dhe 08.02.2011">2011 për kqyrjen e sms-ve në aparatin celular të shtetasit Dritan Prifti.
ë) Tërësia e praktikave dokumentare të Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës që lidhen me procedurën e koncesionit për H/C në lumin Shushicë ku ka marrë pjesë bashkimi i përkohshëm “Vëllezërit Tola” sh.p.k., si dhe tërësia e praktikave dokumentare që lidhen me procedurën e ankandit për shitjen e naftës bruto, ku ka marrë pjesë edhe Shoqëria “Haliaj Holding Group” sh.a.
19.1.1 Kolegji Penal vendosi të pranojë dhe administrojë provat e paraqitura nga ana e prokurorëve duke përjashtuar vetëm kërkesat mbi provat vijuese:
a) Dëgjimin dhe shikimin e regjistrimit audio-viziv, si dhe transkriptimin e bisedës Meta-Prifti sipas vetë videos së ekspertuar nga gjykata, me arsyetimin se, bazuar në shpjegimet dhe përfundimet e paraqitura nga grupi i ekspertëve, nuk vërtetohet që ky material audio-viziv të jetë origjinal, ndërkohë që në përmbajtjen e tij ka patur anomali që tregojnë për mundësi me probabilitet të lartë për ndërhyrje. Nga ana tjetër, bazuar në shpjegimet e ekspertëve, cilësia e sinjalit audio është shumë e dobët, poshtë nivelit -10 db, që shkencërisht pranohet si niveli minimal për kuptueshmërinë e përmbajtjes audio. Përmirësimi i sinjalit për ta bërë të kuptueshëm nuk u bë i mundshëm edhe pas përpjekjes nga ana e tyre me programe dhe pajisje të posaçme për këtë qëllim.
b) Një DVD ku përmbahet programi televiziv “Top Story” i datës 13.01.2011">2011 shfaqur në televizionin “Top Channel”, si dhe procesverbali i transkriptimit mbi kërë program i realizuar në datën 04.2.2011">2011, me arsyetimin se nuk përmban të dhëna të reja mbi fakte e rrethana të cilat janë të nevojshme për gjykimin e çështjes, ndërkohë që dëshmitari Dritan Prifti ka dhënë shpjegimet e tij të hollësishme në seancë gjyqësore.
c) procesverbalet për kqyrjen dhe marrjen e materialeve të publikuara në datën 12.01.2011">2011 në disa faqe të mediave elektronike e të shkruara dhe që kanë shërbyer, mes të tjerave, si bazë për regjistrimin e këtij procedimi, me arsyetimin se nuk përmbajnë të dhëna të reja mbi fakte e rrethana të cilat janë të nevojshme për gjykimin e çështjes.
19.2 Nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta u paraqitën si prova për t’u administruar në lidhje me këtë procedim penal:
a) Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjithë dokumentacioni përkatës për heqjen e imunitetit të shtetasit Dritan Prifti në vitin 2002, ku midis të tjerave, kërkohet të procedohet për vepra penale të lidhura me detyrën dhe ku ai vetë pohon se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, veç të tjerash i ka humbur dëgjueshmëria në njërin vesh.
Paraqitja e kësaj prove u kundërshtua nga ana e prokurorëve me arsyetimin se këto akte dhe rrethana nuk kanë lidhje me çështjen, sepse i pandehur në këtë gjykim është Ilir Meta dhe jo Dritan Prifti, ndërkohë që besueshmëria e tij si dëshmitar u vërtetua këtu para gjykatës gjatë dhënies së dëshmisë së tij e nuk ka nevojë për akte që i referohen një kohe para 10 vjetëve.
b) shkresë e nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani dhe që konfirmon se ai institucion nuk ka asnjë bashkëpunim me institucione homologe për kryerjen e ndonjë ekspertimi të mundshëm të lidhur me këtë procedim penal.
c) Memo e Bashkimit të Përkohshëm “Vëllezerit Tola” drejtuar Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës në datë 05.01.2010, protokolluar në datën 03.02.2010, e shoqëruar edhe me vendimin e gjykatës së apelit.
ç) Shkresat e datave 01.03.2010 dhe 10.03.2010 të përfaqësueses së “Halilaj Holding Group” sh.a., që bëjnë fjalë për kërkesat mbi arsyet e anullimit të ankandeve për shitjen e naftës bruto në këto data dhe që provojnë se ky subjekt ka qenë i pranishëm dhe i interesuar për zhvillimin e jo për anullimin e ankandit.
d) Një aktmarrëveshje e datës 10.02.2010 ndërmjet “Armo” sh.a., “Albpetrol” sh.a. dhe “Tea Construction Petrol” sh.a. për shitje të naftës bruto nga “Albpetrol” sh.a. tek “Armo” sh.a. ku detyrimet financiare i likuidonte “Tea Construction Petrol” sh.a.
dh) Njoftimi nga ana e “Albpetrol” sh.a. të Shoqërisë “Tea Construction Petrol” sh.a., si njëri prej bashkëfituesve (bashkë me “Ballkan Petrol” sh.a.) të garës për shitjen e një sasie të naftës bruto në muajin gusht 2010.
e) Ekstrakte të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të “Tea Construction Petrol” sh.a. me ortak të vetëm Adrian Xhillari.
ë) Ekstrakti historik i regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Rrgjistrimit të Shoqërisë “Fortis 2” sh.p.k., ku ndërmjet ortakëve të saj rezulton të jenë edhe Adrian Xhillari, si dhe bashkëshortja dhe daja i dëshmitarit Dritan Prifti.
19.2.1 Kolegji Penal vendosi të pranojë dhe administrojë të gjithë provat e paraqitura nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta.
20. Në seancën gjyqësore të datës 06.01.2011">2011, në zbatim të nenit 378 të Kodit të Procedurës Penale, nga ana e prokurorëve dhe mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta u parashtruan diskutimet përfundimtare me konkluzionet përkatëse.
20.1 Në diskutimin përfundimtar, në thelb, nga ana e prokurorëve u parashtrua se në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, rezultoi e provuar që në datën 1 mars të vitit 2010, rreth orës 13.00, në zyrën e Dritan Priftit ka shkuar i pandehuri Ilir Meta, i cili në atë kohë mbante funksionet e Zëvendëskryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe gjatë bisedës së zhvilluar, ky i fundit i ka propozuar të favorizojë në garën koncesionare që zhvillohej për ndërtimin e hidrocentraleve Egnatia-Shushicë, Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Vëllezërit Tola” sh.p.k., për një investim me një vlerë rreth 65 milion euro, duke i premtuar si shpërblim të kundërligjshëm shumën prej 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve, si dhe ndërhyrjen për të favorizuar Shoqërinë “Halilaj Holding Group” sh.a. në ankandin për “Shitje të një sasie prej 30 mijë ton naftë bruto” të prodhuar nga Shoqëria “Albpetrol” sh.a. Për këtë të fundit, sipas dëshmitarit, nga i pandehuri Ilir Meta i është ofruar një përfitim i paligjshëm deri në 1.000.000 (një milion) dollarë që do të ndaheshin mes tyre.
Në datën 13.01.2011">2011, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është paraqitur me vullnetin e tij shtetasi Dritan Prifti, i cili me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllime të hetimit, ka sqaruar se regjistrimi audioviziv i materialit të transmetuar në emisionin “FIKS FARE” të Televizionit “TOP CHANNEL” ishte realizuar prej tij dhe ka shpjeguar faktet dhe rrethanat që e çuan në realizimin e këtij regjistrimi.
Deklarimet e detajuara të tij në ketë procesverbal, përputhen plotësisht edhe me dëshminë e dhënë nga ky shtetas në seancë gjyqësore. Konkretisht, në dëshminë e tij, shtetasi Dritan Prifti, është shprehur se: “Për sa i përket koncesionit dhe ky është një koncesion për të cilin zoti Meta më kishte porositur që duhet ta fitonte Bashkimi i Kompanive që drejtohej nga vëllezërit Tola. Më tha dhe për këtë që merre vendimin shpejt, jepja shpejt, në fakt unë e dija që kjo çështje ishte në gjyq, e dija që ishte duke u gjykuar në gjykatën e apelit. Këtë gjë ja kam thënë dhe zotit Meta gjatë kësaj bisede. Është fituar në shkallën e parë nga pala tjetër, por është çështja në apel. Zoti Meta më informon gjatë këtij takimi që në apel çështja ka përfunduar, pra është fituar nga ky Bashkim, pra është fituar, prandaj mbaroje këtë punë menjëherë sot. Gjatë bisedës i telefonon një personi që quhet Agim Rrapaj dhe ma jep dhe mua që t’i flas për të më sqaruar dhe ai në lidhje me procesin gjyqësor. E merr nga telefoni i vet zotin Agim Rrapaj. Ai është paraqitur si një konsulent për këtë koncesion, por me sa mbaj mend unë, djali i tij ka qenë administrator i kësaj kompanie “Vëllezerit Tola”. Me sa mbaj mend fola me atë dhe ai në telefon më tha të njëjtën gjë, që ka mbaruar procesi gjyqësor. I kërkova të dërgonin në Ministri me shkrim vendimin e gjykatës, pas të cilit unë, ashtu siç ma kërkonte detyra dhe ligji, do të rimblidhja Komisionin e Vlerësimit të Ofertave për të vlerësuar atë koncesion. Në një moment, zoti Meta më thotë që unë nuk e di sesi e ke në plan ti të hysh në këtë koncesion, por ky Gimi më thotë mua afërsisht për ty ka 7% dhe në një moment tjetër përmend që janë dhe 700 mijë euro që jepen për këtë gjë. Kjo është ajo që mbaj mend nga biseda”.
Ndërsa, për episodin e ankandit, për shitjen e naftës bruto nga Shoqëria “Albpetrol” sh.a., gjatë gjykimit dëshmitari Dritan Prifti shpjegoi se: “Zoti Meta, gjatë takimit në zyrën time, më kujtoi që të zbatoja ato që kishim biseduar në lidhje me ankandin e naftës, në lidhje me fitimin e këtij ankandi nga miku i tij Bekim Halilaj. Unë, me sa mbaj mend, sepse ai kërkonte anullimin e ankandit në atë periudhë, sepse mendohej që zoti Halilaj nuk ishte i sigurtë për fitoren e këtij ankandi dhe kërkonte shtyrjen e ankandit dhe unë për të mos qenë kundërshtues dhe për mos lënë hapësira që ai ta kuptonte që ishte duke u regjistruar, thashë, po do ta bëj,
Shtuar më 16/02/2012, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori