Zbardhet vendimi i turkut: U kap me dokument fals, kishte paguar 2 mijë USD
Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth Harun Çelik i cili është dëbuar në Turqi vetëm pas orë pasi ai u la i lirë nga qelia e burgut, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës.

Sipas Asgjencisë shtetërore të lajmeve turke, Anadolu Agency ku kanë postuar edhe një video të ndalimit të mësuesit turk, thuhet se operacioni për ndalimin dhe më pas deportimin e tij në Turqi është bërë nga Shërbimi Informativ Kombëtar Turk i quajtur ndryshe (MIT).

42-vjeçari u kap 5 muaj më parë në Rinas me dokumente false dhe pasi vuajti dënimin që mbaroi me 1 Janar ai në zbatim të ligjit për të huajt u vendos të dëbohej. Ka qenë gjyqtarja Shefkie Demiraj e cila ka shqipëruar dënimin për Harun Çelik, me 8 muaj e 20 ditë burgim, më datë 19 Dhjetor 2019.

Vendimi i gjykatës paraqet edhe deklarimet e shtetasit Harun Çelik para autoriteteve shqiptare, ku ai ka pretenduar se, “në vendin ku ai jetonte, në Kazakistan, nëpërmjet të afërmve të tij, ka mundur të lidhet me telefon me një shtetas, i cili quhej Kursat, dhe prej këtij të fundit është marrë përsipër që, kundrejt shumës prej 2000 dollarësh, t’i gjendej një dokument për t’i mundësuar udhëtimin për në Kanada”.

Sipas tij, nga ana e shtetasit të quajtur Kursat, i është thënë se vizën do ta merrte në Kosovë, në qytetin e Prishtinës dhe atje ai është kontaktuar nga një person i pa njohur, i cili i ka vendosur vizën tek pasaporta. Pasi ka marrë vizën në pasaportën e tij, ai ka prerë biletën për të udhëtuar dhe është ndaluar në Rinas

Ndërkohë Andaolu Agency përveç se shkruan se puna për dëbimin e tij është kryer nga MIT, thekson se mësuesi turk është pjesë e lëvizjes Gulen, të udhëhequr nga Fethullah Gylen, i cili akuzohet nga Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan si ideator dhe organizator i grushtit të dështuar te shtetit në Turqi të vitit 2016.

Turqia e konsideron lëvizjen Gulen si organizatë terroriste dhe i referohet me emrin Feto, pikërisht kështu shkruan edhe Agjencia e Lajmeve Anadolu Agency:

“Një i arrestuar i organizatës terroriste FETO, Harun çelik, sillet në Turqi nga Shqipëria përmes një operaconi të Shërbimit Informativ Kombëtar Turk (MIT).” shkruan Anadolu agency.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Shqiptarja.com se qytetari turk nuk kishte bërë asnjë kërkesë për azil apo për të përfituar mbrojtje nga ana e shtetit shqiptar, as vetë dhe as nëpërmjet avokatit të tij. Për këtë arsye, thonë të njëjtat burime, pas përfundimit të dënimit me burgim, ai është shoqëruar në aeroport për t’u kthyer në vendin nga kishte ardhur në Shqipëri, në përputhje me ligjin shqiptar për të huajt.
Shtuar më 02/01/2020, ora 19:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori