Ministria e Financave ka lajmëruar heqjen e gjobave për mospagimin e
kësteve paraprake të
Tatimit mbi
Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020. Në njoftimin e ministrisë thuhet se edhe ata persona ose biznese të cilat janë gjobitur për mospagimin e
kësteve do tu anullohet gjoba.
Vlera e paguar si gjobë do të mund të përdoret për pagesën e
kësteve në muajt në vazhdim. Ky veprim ndërmerret nga ana e ministrisë në kuadër të planit për të mbështetur biznesin në tejkalimin e situstës së vështirë ekonomike që po kalon gjatë pandemisë.
njoftimi i plotë: Hiqen
gjobat për mospagim të
kësteve paraprake të
Tatimit mbi
Fitimin për shkak të pandemisë COVID – 19. Njoftojmë të gjithë sipërmarrësit dhe bizneset në vend, se në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për lehtësimin e veprimtarisë ekonomike:
Anulohen
gjobat e vendosura për shkak të mospagimit në afat të
kësteve paraprake të
Tatimit mbi
Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020, të reflektuara në periudhën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të
kësteve të
Tatimit mbi
Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme.
Administrata Tatimore do të vijojë njoftimet përmes llogarive të deklarimit elektronik e-Filing. Strukturat e apelimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të trajtojnë me prioritet penalitetet për deklarim dhe pagesë me vonesë të detyrimeve të tjera tatimore.
MFE mbetet e angazhuar për të mbështetur biznesin në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj periudhë të vështirë pandemie me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë.
Shtuar më 23/07/2020,
ora 16:07