Zbardhet vendimi i qeverisë: Si do të përfitohen banesat e reja, familjet me më shumë prioritet
Qytetarë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit do t’i përfitojnë banesat, në bazë të numrit të anëtarëve të familjes.

Pra madhësia apo sipërfaqja do të jepet bazuar mbi numrin e anëtarëve që ka një familje, që ka mbetur e pastrehë, pas tërmetit.

Vendimi i miratuar në fund të dhjetorit dhe i publikuar në fillim të këtij viti në fletoren zyrtare zbardh të gjitha kategoritë dhe sipërfaqet e përfitimit.

Si fillim, qytetarët duhet të bëjnë aplikim pranë bashkive ku do të duhet të dorëzojnë aktin e konstatimit, dokumentin e pronësisë ose çdo akt për përfitimin e pronësisë së banesës së dëmtuar.

Prioritet do të kenë familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore, familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit, familjet me ndihmë ekonomike, si dhe të rënët në krye të detyrës
Shtuar më 17/01/2020, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori