Zbardhet vendim, arrest me burg për grupin e tritolit në Elbasan
Gjykata e Elbasanit ka dhënë "arrest me burg" për të gjithë anetarët grupit që u arrestuan nga policia në kuader të Operacionit “Porosia” i cili u zhvillua mbrëmjen e 7 shkurtit dhe paraditen e 8 shkurtit.

Mësohet se Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo u caktua masa e sigurise "arrest me burg"

Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit u sekuestruan eksploziv, armë dhe drogë.

Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 kallëpe e dyshuar si lëndë plasëse tritor.

Shtetasit Edmond Abazi iu ëshët gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla në Gramsh janë gjetur 1 armë automatik, një pushkë model 56 dhe një sasi prej 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si edhe një sasi e konsiderueshme vlera monetare."

Në kërkim janë shpallur edh dy persona. Grupi dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër më 13 janar 2018. /albeu.com/

Shtuar më 10/02/2018, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori