Rrahu prindërit dhe shkatërroi orenditë e shtëpisë, arrestohet 34-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 34-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës pasi ushtroi dhunë daj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi  N. P., 34 vjeç.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 1.05.2023 13:41