Kush gjobitet nga Policia
Bashkiake apo Policia e Shtetit për mosmbajtje të maskës, penalitetin do ta paguajë bashkë me
faturën e energjisë
elektrike.
Në rast mospagimi të
gjobës që do të përfshihet në
faturën e energjisë, për qytetarët përveç vendosjes të kamatëvonesës do të ketë edhe ndërprerje të energjisë
elektrike.
Hyn në fuqi udhëzimi i përbashkët i ministrave të Energjetikës Belinda Balluku, të Financave Anila Denaj dhe të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për përfshirjen e
gjobës në
faturën e energjisë
elektrike.
Udhëzimi përcakton se për rastet kur individët kanë kontratë furnizimi energjie, do të regjistrojë gjobën në
faturën e energjisë
elektrike të muajit respektiv. Ndërsa kur OSHEE konstaton se individi nuk ka kontratë furnizimi të energjisë
elektrike ose të dhënat e pasqyruara në gjobë nuk janë të plota apo nuk korrespondojnë me të dhënat në sistemin e faturimit, i kthen procesverbalin e
gjobës, sipas rastit, Policisë së Shtetit ose Policisë
Bashkiake.
Udhëzimi i plotë
-Institucionet përgjegjëse për vendosjen e
gjobës për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) janë Policia e Shtetit dhe Policia
Bashkiake, në përputhje me aktin normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
-Policia e Shtetit apo Policia
Bashkiake dërgon brenda 14 ditëve procesverbalin e vendosjes së
gjobës në Furnizuesin e Shërbimit Universal FSHU) sh.a./ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë
Elektrike GROUP (OSHEE) sh.a. Ky procesverbal, në çdo rast, duhet të përmbajë minimalisht informacionin në lidhje me emrin, mbiemrin, atësinë, numrin e kartës së identifikimit, si dhe adresën e banimit të individit.
-FSHU-ja, për rastet kur individët kanë kontratë furnizimi energjie, do të regjistrojë gjobën në
faturën e energjisë
elektrike të muajit respektiv. Kur FSHU-ja konstaton se individi nuk ka kontratë furnizimi të energjisë
elektrike ose të dhënat e pasqyruara në gjobë nuk janë të plota apo nuk korrespondojnë me të dhënat në sistemin e faturimit të FSHU/OSHEE, i kthen procesverbalin e
gjobës, sipas rastit, Policisë së Shtetit ose Policisë
Bashkiake.
– Gjoba e përfshirë në
faturën e energjisë
elektrike, do të jetë titull ekzekutiv dhe nuk do të mund të paguhet pjesërisht apo e shkëputur nga fatura e energjisë
elektrike. Pagesa jashtë afateve do të shoqërohet me kamatëvonesat përkatëse në përputhje me kontratën e energjisë
elektrike të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë.
-Mospagesa e
gjobës, si pjesë përbërëse e faturës, do ta klasifikojë individin si debitor ndaj FSHU-së dhe kontrata përkatëse e energjisë
elektrike do të dërgohet për ndërprerje të furnizimit me energji
elektrike, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë.
-Pagesat mund të bëhen pranë te gjitha zyrave përkatëse të përcaktuara nga FSHU-ja, pranë Postës Shqiptare dhe pranë çdo institucioni financiar ku paguhet fatura e energjisë
elektrike.
-FSHU-ja derdh gjithë vlerën e
gjobës në buxhetin e shtetit në llogarinë e thesarit, duke përjashtuar komisionet e shpenzimeve administrative në masën 2%. Policia e Shtetit dhe Policia
Bashkiake rakordojnë me OSHEE-në arkëtimet periodike në llogarinë bankare në emër të OSHEE-së nga pagesat e faturave të energjisë
elektrike për individët që kanë kontratë me OSHEE-në dhe i nënshkruajnë dokumentin “Faturë për arkëtim”, në të cilin është specifikuar si më poshtë: a) kodi i rrethit Tiranë 3535;b) kodi i institucionit për Policinë e Shtetit 1016079 në sistemin informatik financiar të qeverisë (SIFQ) ose për Policinë
Bashkiake me kod institucioni 2101001 në SIFQ;c) kodin e llogarisë ekonomike të arkëtimit 7115422 -“Gjoba për mospërdorimin e maskës nga COVID-19” në SIFQ.
-OSHEE-ja, në bazë të rakordimit periodik paraqet në bankën përkatëse dokumentin “Faturë për arkëtim” për të kryer transferimin e shumave të vjela nga gjobat në llogarinë bankare të të ardhurave jotatimore në emër të degës së Thesarit Tiranë sipas listës bashkëlidhur të IBAN-eve.
-Struktura përgjegjëse për Thesarin në degë dërgon postën ditore bankare dhe rakordon periodikisht arkëtimet nga gjobat me strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Policisë
Bashkiake./Monitor
Shtuar më 02/11/2020,
ora 16:04