Pasditen e sotme Ambasadorja e SHBA-ve,
Yuri Kim ka zhvilluar një takim me
kryeministrin Edi
Rama pasditën e sotme, në zyrën e këtij të fundit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasadorja ka dhënë detaje rreth bisedës së zhvilluar me
kryeministrin, ndërsa e cilëson takimin si të shkëlqyer.
Diplomatja tregon se bisedoi me
kryeministrin për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe mundësitë për t’i forcuar ato më tej.
"Sot patëm një diskutim të shkëlqyeshëm me
Kryeministrin Edi
Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur
përpara në bashkëpunimin tonë në Demokraci, Mbrojtje dhe Biznes.
Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!)
Përpara për partneritetin tonë! #KrahPerKrah", shkruan
Yuri Kim.
Shtuar më 09/11/2020,
ora 19:15