Prokurori i
Përgjithshëm, Arta Marku dhe
Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo diskutuan paraditen e sotme mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Shqipëria e konsideron Italinë një partner shumë të rëndësishëm në luftën
kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.
Në këtë kuadër, gjatë takimit,
Prokurori i
Përgjithshëm shprehu bindjen se Prokuroria Shqiptare dhe agjencitë ligjzbatuese italiane do të intensifikojnë koordinimin për hetime të përbashkëta dhe goditjen e grupeve kriminale që operojnë ndërmjet dy shteteve.
Prokurori i
Përgjithshëm, Marku, falënderoi diplomatin italian për angazhimin e tij personal dhe të vendit të tij për nxitjen dhe kontributin në hartimin e Reformës në Drejtësi.
Ajo theksoi rëndësinë e procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke u shprehur se forcimi i integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve do të ndikojë edhe në rritjen e mëtejshme cilësore të luftës
kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar.
Një tjetër temë e rëndësishme diskutimi ishte zbatimi i plotë i ligjit “Për Dekriminalizimin”.
Ambasadori italian
shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për realizimin në kohë sa më të shpejtë të procesit të verifikimit të integritetit të zyrtarëve shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018,
ora 10:57