Shqipëria “Big Brother” me kamera nga krimi, prokuroria nuk gjen pamjet e një aksident

Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Patos, e shtyp makina pranë Kthesës së Patosit. Genti, administratori i një agjencie funerali në Fier, i lidhi familjarët me dajën e vet avokat, Ardian Dauti.

Ky avokat ka lidhur disa akt-marrëveshje noteriale me ta, duke marrë përsipër përfaqësimin në të gjitha institucionet, si për çështjen penale, ashtu edhe për dëmshpërblimin.

Familjarët, jo vetëm që nuk e njohin, por ai u mbyll telefonin. Pa asnjë komunikim me avokatin, familjarët i janë drejtuar edhe prokurorisë, ku edhe ky institucion, nuk u ka dhënë asnjë informacion lidhur me hetimin.

Pas transmetimit në “Stop”, pas shumë kohësh familjarët marrin përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Fierit.

Organi i akuzës shpjegon, se janë bërë disa veprime, si: akt ekspertimi autoteknik, akt ekspertimi toksikologjik-ligjor, tabela fotografike, janë pyetur disa persona, por prokuroria është në pritje të shqyrtimit të pamjeve filmike.

“Sipas prokurorisë në kuadër të procedimit penal të datës 10 Tetor 2022 janë kryer disa veprime hetimore dhe konkretisht është administruar akt ekspertimi autoteknik, është administruar akt ekspertimi toksikologjik-ligjor, janë pyetur disa persona lidhur me këtë ngjarje, është administruar tabela fotografike dhe mbetet në pritje të këqyrjes së pamjeve filmike për të cilat sipas prokurorisë oficeri ka relatuar se nuk janë arritur që të hapen”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Përse nuk u këqyrën në kohë pamjet filmike të këtij aksidenti tragjik?

Në këtë rast prokurorja e kësaj çështje, Aida Cakaj, mesa duket nuk e ka bërë një veprim të tillë që pengon seriozisht hetimin./tvklan.al