Skema, si ishin të ndara rolet në bandën e rrezikshme të Met Kananit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda bëri me dije se ka shkatërruar bandën e Met Kananit, Eskobarit të Shqipërisë, të arrestuar dhe burgosur në Turqi.

Por si funksiononte banda e Met Kananit e cila furnizonte Europën me drogë.

Siç mund t'a shihni në galerinë e bashkëngjitur lajmit, banda ishte e ndarë në role, raporton albeu.com.

Met Kanani ishte kreu i grupit, 4 prej tyre ishin financues, 8 prej tyre ndermjetësues, 5 prej tyre transportues dhe 1 magazinues.

Të arrestuarit

1. Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burgTurqi).

2. Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burgTurqi).

3. Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burgTurqi).

4. Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burgTurqi).

5. Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).

6. Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

7. Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.

8. Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.

9. Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

10. Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.

11. Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.

12. Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.

13. Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.

14. Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

15. Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.

16. Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.

17. Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

18. Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.

Si funksiononte banda?

Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Në kuadër të veprimeve hetimore, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, është shkëmbyer informacion me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh. /albeu.com/



Shtuar më 12/05/2018, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori