Zbardhet skema si grabiste banda e 15 shqiptarëve në Athinë
Tashmë është zbardhur skema se si grabiste banda e 15 shqiptarëve në lagjet e pasura të Athinës. Mediat greke kanë bërë me dije se grupi kriminal kishte nisur të funksiononte që në nisje të vitit 2014 dhe synimi i tyre ishte grabitja e banesave, në shumicën e rasteve duke përdorur dhunë.

Grabitësit organizonin veprimtarinë duke identifikuar fillimisht në zona të ndryshme të Athinës ato vendbanime që kishte vetëm të moshuar.

Pasi i pikasnin, ata hynin në to në orët e para të natës, me maska dhe duke u mbuluar që t’i shpëtonin identifikimit. Jo vetëm kaq pasi shqiptarët gjenin zakonisht shtëpitë e izoluara, që nuk kanë sinjal alarmi apo siguri të lartë në dyer e dritare.

Gjatë natës hynin brenda, vidhnin para, sende me vlerë, por edhe pajisje elektrike, përfshirë soba e frigoriferë. Në fund të këtij operacioni, policia sekuestroi bizhuteri të shumta, enë me vlerë, pajisje elektrike, dy armë, pesë thika, një shpatë, sharrat elektrike etj. /albeu.com/

Shtuar më 28/05/2016, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori