PD: Sali Non Grata dhe Meta po i poshtërojnë dibranët me kandidatin e “Shtëpisë së Ilirit” (VIDEO)

Partia Demokratike ka deklaruar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i poshtërojnë dibranët, duke ju imponuar një kandidat që sipas PD është njeriu i zgjedhur nga deputeti socialist Ulsi Manja.

PD përmes një video-mesazhi shtoi se kandidati i Berishës është simbol I korrupsionit që po mban peng Shqipërinë.

Deklaratat erdhën si përgjigje ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për kandidatin e PD-së në Dibër, i cili tha sot në një takim në Dibër se kandidati i Lul Bravës ka marrë logon e PD me ndihmën e Ramës dhe nuk përfaqëson demokratët.

Reagimi i plotë:

Non Grata vazhdon sulmet kundër demokrateve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, ne Diber përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjes dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blere votat ne Diber.

Non-grata dhe Meta po i poshterojne dibranet me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me mbi 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.

Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk d të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajne Ramën./albeu.com/