Aksident në Gjirokastër, makina përplas motorin e picave, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Gjirokastër.

Burimet bëjnë me dije se makina ka përplasur motorin e shpërndarjes se picave.

Drejtuesi i motorit dërgohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:36, në aksin nacional Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur “NSHN”, është përplasur automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin G. G., rreth 60 vjeç, me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M., rreth 22 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi F. M., i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com