Zbardhet shkaku, pse u arrestua burri i Besa Shahinit
Policia e Kosovës dhënë detaje të tjera pas arrestimit të deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Përmes një njoftimit për mediat, Policia thotë se arrestimi është bërë konform detyrimit ligjor, me urdhër- arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm.

Sipas tyre, urdhër-arresti është e nxjerrë me datën 12.05.2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet për policinë, që i pandehuri Dardan Molliqaj, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore, transmeton Koha.net.

"Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës", thuhet në njoftimin e tyre.

Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.

Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre.
Shtuar më 13/05/2019, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori