Zbardhet rregullorja e grupit të PS: 7 urdhëresat për deputetët
Pas prezantimit të qeverisë së re, kryeministri Rama ka bërë me dije edhe manualin e deputetëve të PS, manual i cili është i përbërë nga 5 kapituj.

Detyrimet dhe përgjegjësitë e ligjvënësve socialistë janë të përqëndruar tek marrëdhëniet e ngushta me komunitetin ku janë zgjedhur si dhe ruajtja e etikës parlamentare.

Dokumenti thotë se që në shtator duhet të fillojë ngritja e një rrjeti kombëtar të zyrave të deputetëve në çdo bashki dhe ZAZ (Zone e administrimit zgjedhor), përveç zyrave elektorale të partisë .

Deputeti të zhvillojë takim me zgjedhësit e zonës së tij jo më pak se një ditë në javë. Këto takime duhet të jenë të paralajmëruara sipas një kalendari të miratuar paraprakisht edhe nga zyrat qendrore të PS-së, raporton Report TV.

Çdo deputet duhet të organizojë në mënyrë periodike takime informuese dhe dëgjesa në çdo njësi administrative në katër vitet e ardhshme. Deputeti takohet periodikisht me zgjedhësit ose kur e kërkojnë ata.

Deputeti i përfaqëson ata duke i marrë mendime apo duke i dhënë shpjegime për projektligje, amendamente, vendime, rezoluta apo deklarata që shqyrtohen apo miratohen në Kuvend.

Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e analizave nga organet e qeverisjes vendore.

Organet e qeverisjes vendore në fillim të çdo muaji njoftojnë deputetët për kalendarin e mbledhjeve dhe për mundësinë e marrjes pjesë të deputetit. Drejtuesit e ministrive dhe institucioneve qendrore duhet t”i kushtojnë përparësi çdo deputeti.

Rregullat e reja për deputetet socialiste:

1. Ngritja e një rrjeti kombëtar të zyrave të deputetëve në çdo bashki dhe ZAZ (Zone e administrimit zgjedhor), përveç zyrave elektorale të partisë që në shtator

2. Deputeti të zhvillojë takim me zgjedhësit e zonës së tij jo më pak se një ditë në javë.

3. Çdo deputet duhet të organizojë në mënyrë periodike takime informuese dhe dëgjesa në çdo njësi administrative në katër vitet e ardhshme.

4. Deputeti takohet periodikisht me zgjedhësit ose kur e kërkojnë ata. Deputeti i përfaqëson ata duke i marrë mendime apo duke i dhënë shpjegime për projektligje, amendamente, vendime,
rezoluta apo deklarata që shqyrtohen apo miratohen në Kuvend.

5. Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjen e analizave nga organet e qeverisjes vendore.

6. Organet e qeverisjes vendore në fillim të çdo muaji njoftojnë deputetët për kalendarin e mbledhjeve dhe për mundësinë e marrjes pjesë të deputetit.

7. Drejtuesit e ministrive dhe institucioneve qendrore duhet t”i kushtojnë përparësi çdo deputeti. /albeu.com/

Shtuar më 30/08/2017, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori