Zbardhet pista e dytë për atentatin në Bllok, dyshime për pazare droge
Është zbardhur edhe pista e dytë e hetimeve për atentatin ndaj ish-Policit, i cili u vra ditën e djeshme në rrugën “Nikolla Tupe” në zonën e ish­Bllokut në Tiranë.

Zeqaj po hetohet edhe për përfshirjen e mundshme në trafikun e drogës në Francë.

Policia e Shtetit gjithashtu është në kontakt me autoritet franceze për të nxjerrë më shumë detaje për këtë pistë.

Ish-Polici Ajet Zeqaj, 35 vjeç, u ekzekutua ditën e djeshme më 6 plumba teksa dilte nga një pikë bastesh sportive në rrugën “Nikolla Tupe”.

Zeqaj shoqërohej nga një mik i tij kur u krye ekzekutimi nga persona ende të paidentifikuar, të cilët përdorën një pistoletë “Berreta” me silenciator./Albeu.com/
Shtuar më 17/03/2016, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori