Pasuria e ish-kryeministrit Sali
Berisha është bërë shumë herë objekt akuzash mes kaheve politike.
Fë
mijët e ish-kryeministrit
Berisha kanë deklaruar shumat përkatëse nga mësimdhënia dhe konsulenca juridike.
Ish kryeministri
Berisha ka deklaruar një shtesë llogarie prej 1 milion lekë të reja, ndërkohë që pagën vjetore si deputet dhe shpërblimet e ka pasur 1.3 milion lekë.
Ndërsa të ardhurat nga ish pozicioni si kryeministër,
Berisha i ka 647 mijë lekë.
Argita Malltezi, ndër të tjera ka deklaruar shtesa në katër llogari me 34 mijë
euro, 15 mijë
euro, 659 mijë lekë dhe 1.3 milion lekë, shkruan Panorama.
Të ardhurat nga rroga neto në fakultet për Argita Berishën kanë qenë 1 milion lekë, ndërsa të ardhurat nga mësimdhënia në fakultete private ishte 1.1 milion lekë. Ajo ka përfituar gjithashtu të
ardhura nga qiratë në shumën 34 mijë
euro si dhe honorarë dhe shpërblime në shumën 642 mijë lekë.
Shkëlzen
Berisha ka deklaruar pakësimin e një llogarie me 174 mijë
euro si dhe në një llogari në lekë, ka shtuar 2.1 milionë. Ai ka krijuar 600 mijë
euro të
ardhura nga shitja e një pasurie të paluajtshme.
Në formularin e të ardhurave për vitin 2016, Shkëlzen
Berisha ka deklaruar të
ardhura nga konsulenca 3 milionë lekë, të
ardhura nga punësimi 961 mijë lekë si dhe të
ardhura nga qiraja 47.956
euro.
Në ditët e fundit të 2016 ai ka mbyllur kredinë 252 mijë
euro si dhe ka shlyer 12 mijë
euro kredi të cilën e ka marrë për blerjen e një makine. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2017,
ora 15:10