Një natë më parë një biznes ka rënë pre e grabitësve në
Elbasan.
Raportohet se
ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sule Papri”, autorët kanë arritur të marrin një shumë prej 50 mijë lekësh nga kasa e
dyqanit.
Ngjarja është konstatuar nga
pronari i
dyqanit në fjalë, mëngjesin e sotëm , i cili sapo kishte hapur
biznesin për të filluar rutinën e ditës por ka vërejtur që aty mungojnë paratë.
Pronari ka njoftuar policinë, ku këta të fundit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e aturëve, por deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar.
Shtuar më 08/02/2020,
ora 19:08