Zbardhet ngjarja, si hajdutët vodhën “thasët” me lek nga banesa e ministrit
Pëlqej
Banesa e nënës së ministrit Gjiknuri është grabitur mesditën e së martës nga persona ende të paidentifikuar.

Pavarësisht se ngjarja u njoftua fillimisht nga gazeta demokrate RD, policia reagoi zyrtarisht mbi këtë ngjarje vetëm një ditë më vonë.

Nga të dhënat mësohet se hajdutët kanë vjedhur 300 mijë lekë të rinj dhe disa bizhuteri me vlerë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Maliq Muça”, dhe në momentin e vjedhjes, në banesë nuk kishte asnjë familjar të ministrit Damian Gjiknuri.

Burimet thanë se ka dyshime që autorët mund të kenë përdorur hekurat e dritareve të banesave në katet më të poshtme, për t’u ngjitur në ballkonin e apartamentit ku jetonte nëna dhe vëllai i Gjiknurit.

Vjedhja është konstatuar pak kohë pasi kishte ndodhur, në momentin kur Liri Gjiknuri, 67 vjeçe, është kthyer në shtëpi.

Sapo ka parë rrëmujën, ajo ka dyshuar për një vjedhje të mundshme dhe ka kontrolluar në vendin ku mbante paratë që kursente nga pensioni.

momentin që ka parë se mungonin paratë, rreth 300 mijë lekë të rinj, ajo i ka telefonuar menjëherë policisë. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 08:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori