Zbardhet ngjarja në Valias, djali vrau babain në gjendje të dehur
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të ngjarjes së mbrëmshme në Valias të Tiranës ku u raportua se një 56-vjeçar ishte vetëvrarë me armën e tij. Nga hetimet e policisë dyshohet se 56-vjecari Rasim Leka është vrarë nga djali i tij i cili ishte në gjendje të dehur.

Policia bëri të ditur sot se gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes viktimës dhe djalit të tij E.Leka. Sherri me fjalë ka degjeneruar në konfrontim fizik dhe më pas në përdorimin e armës. Fillimisht ka qenë Rasimi që ka drejtuar armën nga i biri dhe ky i fundit i armatosur me një kallashnikov ka qëlluar në drejtim të babait, duke e lënë të pajetë. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori