Zbardhet ngjarja/ Në Lekas s’ka asnjë të vrarë
Blutë e Korçës kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e një dite më parë, ku u dyshua për dy të vrarë në fshatin Lekas. Ka qenë një telefonatë rreth orës 15:20 të ditës së mërkurë, ku një shtetas anonim, ka telefonuar tek numri 129 duke thënë se pranë fshatit Xerje, Njësia Administrative Lekas, janë vrarë me armë zjarri dy persona si edhe janë plagosur disa të tjerë.

Pas kontrolleve rezultoi se kjo telefonatë ishte e rreme dhe se nuk kishte asnjë ngjarje kriminale, me persona të vrarë apo të plagosur, në të gjithë territorin e pretenduar.

Polica thotë gjithashtu se edhe pretendimet se ishte vrarë një person nga fshati Tudas, nuk janë të vërteta. Ky i fundit është 45-vjeçari A.Ll., dhe jeton në Tiranë. Tani policia po kërkon telefonuesin e rremë. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori