Zbardhet ngjarja e ndodhur në Elbasan: Të rinjtë u zunë dhe nxorrën armët
Policia e Elbasanit ka ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, e cila fatmirësisht përfundoi pa pasoja për jetën.

Në njoftimin e policisë behet e ditur se Elvis Çausholli duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford”.

Më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri dhe si pasojë Elvis Çausholli është plagosur lehtë.

Për t’i shpëtuar Policisë, Elvisi ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Ndërkohë autori tjetër i ngjarjes Migert Qosja, 25 vjeç është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan.

Policia vë në pranga një nga autorët e ngjarjes.

Shpallet në këkrim autori tjetër.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja.

Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shtuar më 25/11/2020, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori