E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Zbardhet motivi i plagosjes së biznesmenit te "Pazari i Ri"
Policia ka zbardhur motivin e sherrit që solli plagosjen e biznesmenit Pëllumb Gjoka në zonën e “Pazarit të Ri”.

Ai u plagos nga shtetasi Kleant Musabelliu, 43 vjeç, me detyrë specialist i SHKB – së së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili është plagosur në pjesën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se djemtë e shtetasve të sipërmëndur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe shtetasit e mësipërm ishin takuar në zonën e “Pazarit të Ri” për të biseduar në lidhje me konfiktin e ndodhur midis fëmijëve të tyre.

Mësohet se biseda midis shtetasit Klenat Muasabelliut me shtetasin Pëllumb Gjoka, ka kaluar në konflikt, ku shtetasi Kleant Musabelliu, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në njërën gjymtyrë (këmbë) dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 23:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori