Këto 3 ushqime nuk duhet t’i hani kurrë para gjumit

Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit. Duke filluar nga temperatura e ambientit, zhurmat dhe ndriçimi luajnë një rol shumë të rëndësishëm në cilësinë e gjumit.

Por edhe ushqimi që hani para se të flini mund t’ju ndihmojë ose t’ju dëmtojë kur është puna te gjumi. Ushqimet me shumë yndyrë, proteina dhe vlera ushqyese mund t’ju mbajnë aktivë duke mos ju lejuar të flini.

Ja tre ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni kurrë para gjumit:

Mish pule

Mishi i pulës  është plot me proteina, prandaj nuk duhet ngrënë nëse është para gjumit. Pasi mund të ngadalësojë tretjen deri në 50%!

Çokollata e zezë

Çokollata përmban kafeinë, e cila nuk është diçka që dëshironi të hani pak para se të flini, ose më saktë është sikur të pini një kafe. Kafeina në çokollatë veprojnë për të stimuluar sistemin nervor. Kjo mund të shkaktojë një rritje të rrahjeve të zemrës duke e bërë të vështirë gjumin.

Ushqime me erëza

Shumica e njerëzve kanë një marrëdhënie të mirë me ushqimet që kanë erëza dhe  aroma të veçanta. Nëse ju pëlqejnë erëzat, hajini ato herët. Ushqimi me aromë, pa marrë parasysh sa i shijshëm  mund të jetë, do ju lërë pa gjumë.