Zelensky duke konsumuar kokainë? Del e vërteta e pamjeve që po qarkullojnë në rrjet (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit nga një video të shpërndarë.

Në video shihet Zelensky, i cili është duke komunikuar me disa persona në kompjuter dhe pranë tij gjendet një qese kokaine.

Teksa video është shpërndarë nga mediat pro ruse, bëhet me dije se ajo ka rezultuar e rreme dhe pjesë e një fushate shpifëse kundër presidentit ukrainas.

Në videon e manipuluar, një sasi jo e dukshme pluhuri i bardhë shihet pranë Zelensky-t teksa ai zhvillon një video-konferencë me Elon Musk. Nuk kaloi shumë kohë para se klipi origjinal, pa kokainë, u rishfaq.

Duket se rezistenca e ukrainasve i ka ‘çmendur’ rusët duke i detyruar të bëjnë edhe veprime të tilla për të disinformuar publikun dhe mbështetësit e Ukrainës në këtë agresion.

 


Shtuar 25.04.2022 12:55