Zbardhet manovra e Ramës për të rritur fiktivisht numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje (FOTO LAJM)

Edi Rama është i vendosur të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit me çdo çmim duke marrë parasysh çdo gjë, qoftë edhe përplasjen civile.

Por, duke ditur se një pjesë e mirë e qytetarëve do t'i bojkotojnë ato, Rama ka zgjedhur një formë shantazhi që detyron votuesit të shkojnë tek kutia.

Nëpër qytete të ndryshme janë parë të shpërndarë disa formularë që bëjnë fjalë për një të ashtuquajtur sistem patronazhi, që duket se është gjetja e përdorur nga socialistët për të bërë identifikimin e zgjedhësve dhe garancinë për votën.

Në formular ka të detajuar elementë të posaçëm si për emrin e personit të patronazhit, tek emrat e votuesve, me qendër votimi e deri te vendi ku do të takohen për të “shmangur deklarimet fiktive”.

Poshtë formularit ka saktësime të tjera, të tipit “patronazhuesi që plotëson formularin garanton dhe mban përgjegjësi që personat e listuar, pra votuesit, do të paraqiten për të votuar më 30 qershor.

Patronazhues mund të jenë që nga drejtues të strukturave të PS, drejtues institucionesh, persona influentë në zona, apo persona që quhen të spikatur”.

Në këtë mënyrë patronazhuesi del garant që ata do votojnë për PS, pasi u ka marrë më parë emrat dhe firmat dhe bën edhe shoqërimin e tyre në votim.
Shtuar më 25/06/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori