Zbardhet letra e pendesës së gjykatësit që pushkatoi Don Shtjefë Kurtin (DOKUMENT)

Prokurori dhe gjykatësi që çuan drejt pushkatimit Dom Shtjefën Kurtin, i akuzuar për “sabotim dhe agjitacion e propagandë”, u kanë kërkuar falje të afërmve të martirit, por edhe të gjithë shqiptarëve që kaluan përmes këtij kalvari.

Me kërkesë të nipit të Dom Shtjefën Kurtit, Nikolin Kurti, ish-prokurori Hajredin Fuga dhe gjykatësi Jani Vasili kanë lënë një ndjesë të shkruar me dorën e tyre, me kërkesën e vetme që ato të publikohen pas vdekjes së tyre.

“Prokurori Hajredin Fuga më kërkoi të mos e botoja letrën e tij sa të ishte gjallë: ‘Jam i moshuar, i lodhur e i sëmurë dhe nuk jam në gjendje të suportoj debatin që mund të bëhet në media për këtë gjë’.

I dhashë fjalën që nuk do ta botoj në media për sa kohë ishte gjallë”, rrëfen Kurti. Tanimë, pas vdekjes së tyre, Kurti boton të dyja letrat e plota. Ndër të tjera, Hajredin Fuga, shprehet: “Unë e kam ndjerë dhe e ndjej si detyrim të vazhdueshëm që të shpreh ndjesë ndaj gjithë atyre personave që, në tërë këtë që ndodhi në Shqipëri, humbën njerëzit e tyre më të dashur”.

Ndërsa ish-gjykatësi i çështjes, Jani Vasili, shkruan: “I kam shprehur dhe i shpreh keqardhjen time të thellë familjes, për këtë rëndesë të madhe shpirtërore, edhe për pamundësinë time për të shprehur hapur bindjen time në atë kohë, bindjen time për të vërtetën në atë vendim”.

KËRKESA PËR TAKIM

Duhet të ketë qenë shumë e vështirë për Hajredin Fugën mëngjesi i datës 2 qershor 2011, kur një person me emrin Nikolin Kurti i kërkonte një takim dhe arsyen përse e kërkonte këtë takim. Kishte të bënte me një ngjarje shumë të rëndë, që lidhej me të shkuarën e Hajredin Fugës, prokuror në kohën e diktaturës komuniste. Të njëjtin takim, Nikolini i kërkoi dhe gjyqtarit Jani Vasili. Nikolin Kurti kishte 20 vjet që kërkonte eshtrat e xhaxhait të tij, Dom Shtjefën Kurti, i pushkatuar në vitin 1971. Gjurmët e kërkimit e kishin çuar prej kohësh te procesi i gjyqit ndaj Dom Shtjefën Kurtit, në të cilin kishte qenë prokuror Hajredin Fuga e gjykatësit Jani Vasili. Nikolini kishte vendosur t’i takonte për të mësuar detaje të gjyqit ku u dënua me pushkatim padrejtësisht, xhaxhai i tij, Dom Shtjefën Kurti.

TAKIMI ME PROKURORIN

“E mora në telefon dhe iu prezantova. I thashë dua të të takoj për çështjen e pushkatimit të Dom Shtjefën Kurtit. Jam nipi i tij. M’u përgjigj menjëherë pozitivisht. Më tha po, mund të takohemi dhe lamë një vend takimi. Ishte data 2 qershor. Shkova në vendin ku e kishim lënë të takoheshim dhe po e prisja. Erdhi 10 minuta pasi kisha mbërritur unë. U ngrita në këmbë. I thashë uluni… ai më tha: “Para se të ulem, dua të kërkoj të falur për Dom Shtjefnin. Dua të kërkoj një ndjesë, që nuk munda ta bëj ndaj Dom Shtjefnit, prindërve të tij dhe gjithë ju familjarëve!”.

I thashë se e pranoj ndjesën. Pastaj u ul. Kisha marrë me vete dokumentin ku paraqitej kërkesa e tij si prokuror i çështjes, drejtuar gjykatës për pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtit. E pa dhe më tha menjëherë: “Është e vërtetë, është shkresa që unë kam shkruar… Por ashtu ishin kohët… etj”. Pastaj nisi të më flasë për detaje të gjyqit, falsifikimin e të gjitha akuzave, përmes të cilave u dënua me pushkatim xhaxhai im Dom Shtjefën Kurti. I kërkova të më bënte një nder: të gjitha çfarë po më thoshte, t’i shkruante në një letër me shkrim dore, jo me kompjuter. Më tha menjëherë “Po! Por duhet të më japësh pak ditë kohë dhe unë do ta shkruaj dhe do e sjell”. Pas pesë a gjashtë ditësh më mori në telefon dhe më tha: “E kam gati”. U takuam sërish.

E pashë që e kishte shkruar me detaje. Më kërkoi që të mos e bëja publike për sa kohë të ishte gjallë. “Jam i moshuar, i lodhur e i sëmurë dhe nuk jam në gjendje të suportoj dot debatin që mund të bëhet në media për këtë gjë”. I dhashë fjalën që nuk do ta botoj në media për sa kohë ishte gjallë. Unë e mbajta fjalën dhe nuk e botova. Tani kam vendosur të publikoj letrën e tij dhe atë të Jani Vasilit, në një libër për jetën e xhaxhait tim, Dom Shtjefën Kurtit.

LETRA

“Në takimin e parë të datës 2 qershor 2011, unë të shpreha keqardhjen time të thellë, për gjithçka ndodhi në Shqipëri, në periudhën e regjimit komunist ndaj qindra e mijëra shqiptarëve, përfshirë dhe rastin konkret, të cilët u persekutuan dhe u martirizuan vetëm e vetëm pse u përpoqën dhe luftuan për lirinë e mendimit dhe të fjalës së lirë.

Nipi i martirit publikon letrat me shkrim dore të atyre që morën vendimin Pendesë për vrasjen e Dom Shtjefën Kurtit, zbulohet letra e prokurorit dhe gjykatësit Prifti katolik u dënua me pushkatim në vitin 1971 për sabotim, agjitacion e propagandë pasi kishte bërë 17 vjet burg Prokurori dhe gjykatësi që çuan drejt pushkatimit Dom Shtjefën Kurtin, i akuzuar për “sabotim dhe agjitacion e propagandë”, u kanë kërkuar falje të afërmve të martirit, por edhe të gjithë shqiptarëve që kaluan përmes këtij kalvari.

Me kërkesë të nipit të Dom Shtjefën Kurtit, Nikolin Kurti, ish-prokurori Hajredin Fuga dhe gjykatësi Jani Vasili kanë lënë një ndjesë të shkruar me dorën e tyre, me kërkesën e vetme që ato të publikohen pas vdekjes së tyre. “Prokurori Hajredin Fuga më kërkoi të mos e botoja letrën e tij sa të ishte gjallë: ‘Jam i moshuar, i lodhur e i sëmurë dhe nuk jam në gjendje të suportoj debatin që mund të bëhet në media për këtë gjë’.

I dhashë fjalën që nuk do ta botoj në media për sa kohë ishte gjallë”, rrëfen Kurti. Tanimë, pas vdekjes së tyre, Kurti boton të dyja letrat e plota. Ndër të tjera, Hajredin Fuga, shprehet: “Unë e kam ndjerë dhe e ndjej si detyrim të vazhdueshëm që të shpreh ndjesë ndaj gjithë atyre personave që, në tërë këtë që ndodhi në Shqipëri, humbën njerëzit e tyre më të dashur”. Ndërsa ish-gjykatësi i çështjes, Jani Vasili, shkruan: “I kam shprehur dhe i shpreh keqardhjen time të thellë familjes, për këtë rëndesë të madhe shpirtërore, edhe për pamundësinë time për të shprehur hapur bindjen time në atë kohë, bindjen time për të vërtetën në atë vendim”.

Unë e kam ndjerë dhe e ndjej si detyrim të vazhdueshëm që të shpreh ndjesë ndaj gjithë atyre personave që, në tërë këtë që ndodhi në Shqipëri, humbën njerëzit e tyre më të dashur. Duke lexuar, brenda dy ditëve, njërin nga librat që më dhuruat, unë munda të njihem realisht me figurën e shquar të Dom Shtjefnit, si një patriot, atdhetar, personalitet dhe luftëtar i paepur për çështjen kombëtare, për arsimin dhe gjuhën e vendit tonë. U përgëzoj për atë punë të lavdërueshme që keni bërë për njohjen dhe përjetësimin e figurës së këtij martiri. Këtë e them me sinqeritet dhe të më besoni.

Kanë kaluar diçka më shumë se dyzetë vjet në largësinë e viteve dhe do të përpiqem të jem i saktë në kujtesën time….”, është ky fillimi i një letre të gjatë të Hajredin Fugës për nipin e Dom Shtjefën Kurtit, për të cilin dikur, kishte kërkuar dënimin me pushkatim. Në letër, ai sqaron detaje të rëndësishme, ku vërtetohet falsiteti me të cilin diktatura vriste njerëz të pafajshëm. Në fund të letrës, ish-prokurori i çështjes së Dom Shtjefën Kurtit, i kërkon nipit të viktimës së tij të mbeten miq përjetë. Në atë kohë, Hajredin Fuga po mbyllte një karrierë të spikatur në sistemin e drejtësisë në Shqipërinë postkomuniste. Kishte qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Takimi me gjykatësin Jani Vasili ishte caktuar nga regjimi për të drejtuar seancën gjyqësorë për Dom Shtjefën Kurtin, për të cilin prokuroria kishte kërkuar dënim me pushkatim. Gjyqi zhvillohej në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë në Gurrëz, godina e kthyer në vatër kulture pas prishjes vendimit të diktatorit për të ndalur besimin fetar. Jani Vasili dhe trupa gjykuese dha vendimin për pushkatimin e priftit Dom Shtjefën Kurti, i cili në fakt nuk kishte kryer asnjë krim, përveçse kishte guxuar të pagëzonte ilegalisht një fëmijë. Takimi i Nikolin Kurtit me Jani Vasilin është i ngjashëm me takimin e tij me prokurorin, Hajredin Fuga.

e takimin e tij me prokurorin, Hajredin Fuga. “Jani Vasili kishte dijeni me sa duket nga Hajredini se unë do ta kërkoja dhe sapo e kontaktova, me tha menjëherë ‘po’ për takimin. Ishte pak javë pasi kisha takuar Hajredinin. U ulem në kafe. I tregova vendimin e tij për pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtit, ku kishte qenë relator. “Po, më tha, është e vërtetë”. I kërkova detaje se si ishte e vërteta e atij gjyqi. I kërkova që ta shkruante me dorë dhe ma solli. Më kërkoi gjithashtu të mos e botoj për sa kohë të ishte gjallë”.

Hajredin Fuga dhe Jani Vasili kanë ndërruar jetë pak vite më parë. Pas rënies së sistemit komunist, ata vazhduan karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, duke kapur majat deri në Gjykatën Kushtetuese. Për të respektuar marrëveshjen me ta, Nikolin Kurti nuk i botoi dy letrat e tyre për sa kohë ata ishin gjallë. Letra e Hajredin Fugës dhe Jani Vasilit, me ndjesën që i kërkojnë nipit të viktimës së tyre, botohet për herë të parë në Kujto.al, me lejen e Nikolin Kurtit, nipit të Dom Shtjefën Kurtit.

FATI I DOM SHTJEFNIT

Dom Shtjefën Kurti ishte një prift katolik, lindur në Ferizaj të Kosovës, më 24.12.1898. Studioi në Seminarin e Shkodrës, më pas në Insbruk të Austrisë, në Kolegjin Canisianum dhe, në fund, në vitin 1919, në Romë pranë Kolegjit të Kongregatës Propaganda Fide. U shugurua meshtar në Romë më 13.05.1921. Në vitin 1930 u kthye në Shqipëri për Dioqezën e Durrësit. Në Kosovë kishte qenë famullitar në Ferizaj e Novoselë. Në Shqipëri qe famullitar i Zhejës, Gurrëzit e Tiranës. U arrestua dy herë: herën e parë në Tiranë më 27.10.1946 dhe u dënua me 20 vjet burg, prej të cilëve bëri 17, në burgun e tmerrshëm të Burrelit; herën e dytë u arrestua në Gurrëz, më 11.06.1970. U dënua me vdekje. Ky vendim u shqyrtua nga një trupë gjyqësore e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku bënin pjesë: Llazi Stratobërdha, zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, Ali Zenko anëtar dhe Jani Vasili anëtar, të cilët me datë 8.9.1971, morën në shqyrtim çështjen Nr.806, që i përket të gjykuarit Shtjefën Kurti: “Për krimin e sabotimit dhe të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor”, d.m.th. për krime të parashikuara nga neni 72 dhe paragrafi i parë i nenit 73, në bazë të cilave Gjykata e Krujës e ka dënuar me vdekje, me pushkatim dhe e konsideroi atë vendim të mbështetur në ligj. Në vendimin e Gjykatës së Lartë theksohet se “Për të gjykuarin Shtjefën Kurti vendimi nuk mund të ekzekutohet, pa pritur përgjigjen e lutjes që ai, sipas nenit 349 të Kodit të Procedurës Penale, ka të drejtë t’i drejtojë Presidiumit të Kuvendit Popullor për faljen e jetës. I akuzuari Kurti nuk i kishte bërë kërkesë faljeje Presidiumit të Kuvendit Popullor, megjithatë ai organ ishte njoftuar me vendimin përmes Gjykatës së Lartë.

Një ditë të ftohtë shkurti të vitit 1972, Dom Shtjefën Kurti merret dhunshëm nga qelitë e burgut për t’u vënë para togës së pushkatimit. Kur e pyetën nëse i vinte keq për jetën, ai i qetë përgjigjet: “Nuk më vjen keq se po vdes, po më vjen keq se jetën po ma merrni ju”. U pushkatua në Gurrëz më 20.10.1971

LETRA E GJYKATËSIT

“Jani Vasili, anëtar i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Me kërkesë të z.Nikolin Kurti, i deklaroj se vendimi i Gjykatës së rrethit të Krujës me Nr. 54 datë 31.7.1971, me të cilin, ndër të tjera është dënuar me vdekje për të ashtuquajturin krim sabotim, si dhe vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në të cilën kam marrë pjesë edhe unë, janë tërësisht të padrejtë. Në të dy vendimet e sipërme është pranuar pa asnjë bazë ligjore, ndër të tjera, dënimi me vdekje i të gjykuarit Shtjefën Kurti për krimin e sabotimit.

Në të dy arsyetimet e vendimeve është qartësisht e vërtetuar se veprimtaria e pranuar nga Gjykata në ngarkim të të sipërmvet rezulton qartë se nuk ka asgjë të përbashkët me sabotimin, por është interpretimi i qëllimshëm, tejet i zgjeruar i diktaturës komuniste, për të zhdukur veprimtarinë shoqërore e fetare, sikurse i dënuari Shtjefën Kurti. Është më se e qartë, se në këtë vendim çdo gjë ish e paragjykuar dhe e vendosur nga diktatura komuniste.

I kam shprehur dhe i shpreh keqardhjen time të thellë familjes për këtë rëndesë të madhe shpirtërore, edhe për pamundësinë time për të shprehur hapur bindjen time në atë kohë, bindjen time për të vërtetën në atë vendim. prill-maj 2012”.

LETRA E PROKURORIT HAJREDIN FUGA

Shënim

Në takimin e parë të datës 2 qershor 2011, unë të shpreha keqardhjen time të thellë për gjithçka ndodhi në Shqipëri, në periudhën e regjimit komunist ndaj qindra e mijëra shqiptarëve, përfshirë dhe rastin konkret, të cilët u persekutuan dhe u martirizuan vetëm e vetëm pse u përpoqën dhe luftuan për lirinë e mendimit dhe të fjalës së lirë.

Unë e kam ndjerë dhe e ndjej si detyrim të vazhdueshëm që të shpreh ndjesë ndaj gjithë atyre personave që, në tërë këtë që ndodhi në Shqipëri, humbën njerëzit e tyre më të dashur. Duke lexuar, brenda dy ditëve, njërin nga librat që më dhuruat, unë munda të njihem realisht me figurën e shquar të Dom Shtjefnit, si një patriot, atdhetar, personalitet dhe luftëtar i paepur për çështjen kombëtare, për arsimin dhe gjuhën e vendit tonë. Ju përgëzoj për atë punë të lavdërueshme që keni bërë për njohjen dhe përjetësimin e figurës së këtij martiri. Këtë e them me sinqeritet dhe të më besoni. Kanë kaluar diçka më shumë se dyzetë vjet në largësinë e viteve dhe do të përpiqem të jem i saktë në kujtesën time.

Ngjarja ka filluar dhe është zhvilluar kështu: Organet e Policisë të Rrethit Krujë, rastësisht apo të njoftuar, kapin një kooperativist të fshatit Gurrëz, duke tregtuar drithë në pazarin e Milotit. Pasi bëjnë verifikimet, u rezultoi se drithi ishte vjedhur në kooperativë, prandaj për kompetencë, materialet ia dorëzuan Prokurorisë së Krujës, bashkë me dy kooperativistët, emrat e të cilëve nuk i mbaj mend, që ishin ndaluar nga Policia. Nga Prokuroria e Krujës u zhvillua hetimi për krimin e përvetësimit të pasurisë kooperativiste, nga ku rezultoi se në këto vjedhje ishin implikuar edhe persona të tjerë. U kryen arrestime, gjithnjë për vjedhje të pronës në përpjesëtime të mëdha.

Pas pak muajve, në Komitetin e Partisë Krujë u organizua një takim, ku qenë të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe unë si prokuror i Rrethit Krujë. Përfaqësuesit e Ministrisë kërkuan që çështja të transferohej për hetime të mëtejshme në Ministrinë e Brendshme, duke nxjerrë dy arsye: Së pari, se Prokuroria e Krujës nuk kishte forca fizike të mjaftueshme (organika me pak njerëz) dhe, së dyti, sepse Ministria kishte të dhëna që vjedhjet bëheshin me motive armiqësore.

Unë nuk i pranova këto arsye dhe njëkohësisht kërkova ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila më dërgoi për disa kohë një hetues nga Prokuroria Lezhë, që më kujtohet quhej Adnan Gërxhaliu. Ndërsa ne vazhdonim hetimet, gjithnjë për krimin e vjedhjes, më vjen urdhri verbal nga Prokuroria e Përgjithshme, që çështja të transferohej për hetime të mëtejshme Ministrisë së Brendshme. Zbatuam urdhrin dhe nga ai moment, ne si Prokurori ndërpremë çdo lidhje me çështjen. Të arrestuarit dhe dokumentet e hetimit u kaluan në Tiranë.

Me hetimet e mëtejshme u mor Drejtoria e Hetuesisë në Ministrinë e Brendshme, të cilat zgjatën mbi 10 muaj. Gjatë hetimeve të kryera nga Drejtoria e Hetuesisë së Ministrisë së Brendshme janë marrë si të pandehur, janë akuzuar dhe janë arrestuar (me miratim të Prokurorisë së Përgjithshme) edhe persona të tjerë, midis të cilëve edhe Dom Shtjefën Kurti. Në përfundim të hetimeve, me akuzë të Drejtorisë së Hetuesisë së Ministrisë së Brendshme, çështja i dërgohet për kompetencë gjykimi, Gjykatës së Rrethit Krujë. Gjykimi, me porosi u zhvillua për disa ditë në fshatin Gurrëz, në ish-Kishën e zonës, që qe shndërruar si vatër kulture.

Unë në këtë gjyq isha në rolin e prokurorit të çështjes, ndërsa gjyqtar ishte kryetari i Gjykatës, zoti Qazim Mani dhe dy ndihmësgjyqtarë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen. Gjykimi është zhvilluar i hapur, me pjesëmarrjen e banorëve të fshatit, një pjesë e të cilëve edhe kanë diskutuar para dhënies të vendimit. Të pandehurit u janë përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga trupi gjykues, kanë dhënë shpjegime dhe qartësime rreth akuzave, janë mbrojtur vetë (sepse avokatia nuk funksiononte në atë kohë) dhe, me sa më kujtohet, kanë pranuar fajësinë e tyre dhe të pjesëtarëve të grupit.

Pas pretencës që unë mbajta, e cila ndodhet në dosje dhe pas fjalës së fundit të të akuzuarve, Gjykata dha vendimin e saj, që gjithashtu gjendet në dosje. Sipas vendimit të Gjykatës, akuzat e ngritura u konsideruan të vërtetuara dhe të cilësuara juridikisht drejtë, duke dhënë dënimet përkatëse. Mbi ankimet e të akuzuarve, çështja u shqyrtua nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Krujë. Edhe ky vendim ndodhet në dosjen përkatëse. Pasi vendimi i dënimit mori formë të prerë nga Gjykata e Lartë, Presidiumi i Kuvendit Popullor ligjëroi dënimin me vdekje të të ndjerit Dom Shtjefën Kurti.

Për ekzekutimin e këtij dënimi kam ardhur në dijeni në këto rrethana: Një ditë, ndihmësprokurori Piro Luli më vjen me vonesë në zyrë. Ky punonte në Krujë, por banonte familjarisht në Tiranë, i cili më tha se mbrëmë në mesnatë më erdhën në shtëpi punonjësit e Policisë dhe më thanë të isha prezent gjatë zbatimit të vendimit për të ndjerin Dom Shtjefën Kurti, kështu që thuajse gjithë natën e kaluam me këtë veprim. E pyeta nëse ishin zbatuar rregullat dhe a u mbajtën dokumentet përkatëse dhe ai m’u përgjigj pozitivisht.

Unë vetë as jam vënë në dijeni të faktit se do të zbatohej vendimi i Gjykatës, as kam caktuar ndonjë person që të përfaqësonte Prokurorinë dhe as di se ku dhe si është bërë zbatimi i vendimit, rrjedhimisht, nuk kam asnjë dijeni më tepër për të ndihmuar sadopak familjarët e të pushkatuarit për gjetjen e eshtrave të tij, përveçse as sa më informoi vartësi im…

Dënimi i dhënë në rastin e grupit të Gurrëzit, nuk mund të ishte i pandikuar nga interesat dhe propaganda e Partisë. Më kujtohen se edhe për këtë çështje u përdorën forma dhe metoda të ndryshme, nga të cilat po përmend: Përpunimi politik dhe ideologjik mbi trupin gjykues dhe të tjerëve. Pasi Ministria e Brendshme përfundoi hetimet, për rezultatet e tyre ka informuar Komitetin Qendror të Partisë. Pak kohë para gjykimit, nga Komiteti Qendror është botuar një buletin, i cili u shpërnda në tërë vendin dhe me të u njohëm edhe ne. Në këtë buletin, që përmbante konkluzionet e Partisë, bëhej analiza e veprimtarisë së grupit që nxitej dhe frymëzohej nga armiku për të sabotuar ekonominë dhe sistemin kooperativist në Shqipëri. Grupi, veçanërisht i ndjeri Dom Shtjefën Kurti, cilësohej si mjaft i rrezikshëm, etj.. Kjo metodë nuk dallonte aspak nga ato të përdorura më para apo më pas, për të ashtuquajturat veprimtari armiqësore në ekonomi, në ushtri, në art e kulturë, në naftë, etj., ku analizat, konkluzionet, përgjegjësitë dhe deri tek epitetet juridike i bënte Partia.

Dom Shtjefën Kurti akuzohej si personi ndihmës në rolin e nxitësit. Sipas nenit 26 të Kodit Penal, bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen organizatorët, ekzekutuesit, shtytësit dhe ndihmësit. Po sipas nenit 27 të këtij Kodi, organizatorët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjësi si dhe ekzekutorët për veprën penale të kryer. Në caktimin e dënimit për bashkëpunëtorët merret parasysh shkalla e pjesëmarrjes dhe roli i secilit për kryerjen e veprës penale. Edhe sikur vepra të cilësohej si vjedhje në përpjesëtime të mëdha, dënimi sipas Kodit Penal të kohës (neni 80 K.Penal) dënohej jo më pak se 7 vjet heqje lirie deri në vdekje.

Gjykata e Lartë në praktikën e saj gjyqësore kishte pranuar se shpërdorimi dhe përvetësimi i pronës në përpjesëtime të mëdha i shoqëruar me agjitacion dhe propagandë konsiderohej si sabotim ekonomik. Që nga viti 1955 ka shembuj të vendimeve të Gjykatës së Lartë, derisa aty nga viti 1973-1974 doli edhe udhëzuesi i Plenumit të Gjykatës së Lartë… këto sqarime juridike nuk i bëj për justifikim, por dëshiroj të them me sinqeritet se kjo ka qenë bindja ime dhe se asnjëherë me vetëdije dhe me paramendim nuk kam pranuar apo nuk do të pajtohesha me shtrembërimin e qëllimshëm të ligjit. Kam punuar afro 50 vjet, gabime edhe mund të kem bërë, këtë kurrë nuk e përjashtoj, por me shpirt jam përpjekur të jem i pastër.

Të falënderoj që më premtove se do të mbetemi miq të vërtetë. Tiranë, 07.05.2011


Shtuar më 31/01/2019, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori