Zbardhet letra e Kokëdhimës për Ramën e Ruçin: Dua dokumentat për shkarkimin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Koço Kokëdhima ka hedhur dritë mbi një shkresë, e cila është dërguar në 5 janar të këtij viti, ku i drejtohej Ramës e Ruçit për të dhënë shpjegime për shkarkimin e tij nga funksioni i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, si dhe futjen jashtë rendit të ditës dhe votimin për përjashtimin e tij nga anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Gjatë ditës së sotme, ai ka publikuar shkresën dërguar më 27 Dhjetor 2016 në adresë të Komisionit të Garancive Statutore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, me objekt “Kërkesë për interpretim dhe gjykim”, lidhur me shkarkimin e tij dhe përjashtimin nga Asambleja Kombëtare e PS-së.

Dy kërkesat e Kokëdhimës

Më poshtë është kërkesa e plotë e z.Kokëdhima drejtuar Komisionit të Garancive Statutore të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

“Kërkesa e parë: Në cilësinë e Anëtarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe të kongresit të saj, ju kërkoj të interpretoni situatën aktuale kur nuk kemi të qartë se kush është statuti i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Siç jeni në dijeni, Kongresi i marsit të vitit 2016, shfuqizoi Statutit e mëparshëm dhe miratoi Statutin e ri në parim. Ky Kongres, la detyrë që në mbledhjen e parë të Asamblesë Kombëtare pas tij, të miratohej drafti i Statutit të ri.

Aktualisht qarkullojnë 3 drafte. Kujt prej tyre t’i referohem unë për nevojat që kam si anëtar i Partisë Socialiste?

Cilin prej tyre ju e konsideroni si Statut të Partisë Socialiste në fuqi? Me cilin Statut funksionon aktualisht Partia Socialiste e Shqipërisë, ndërkohë që janë zhvilluar 2 mbledhje Asamblesh Kombëtare pas Kongresit në fjalë?

Kërkesa e dytë: Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 23 Dhjetor 2016, është vendosur shkarkimi im nga Anëtar i Asamblesë. Ky vendim është tërësisht i gabuar dhe i paligjshëm.

Unë e kam mësuar këtë gjë nga mediat, sepse nuk kam qenë prezent në mbledhje gjatë kohës që është marrë ky vendim, i cili nuk ka qenë i përfshirë në rendin e ditës së Asamblesë Kombëtare.

Kam kërkuar gojarisht të më vihet në dispozicion vendimi i Asamblesë, por deri më tani nuk më është dhënë. Ne ditët e ardhshme do t’i kërkoj edhe me shkrim. Pavarësisht kësaj, nisur nga të drejtat e mia, ju kërkoj ta shqyrtoni dhe ta rrëzoni këtë vendim si të pabazuar në Statut, të pabazuar në procedura, të pabazuar në përmbajtje, si një vendim absolutisht të pavlefshëm. Kur të kem marrë në dorë dokumentat e Asamblesë, do t’ju paraqes parashtrimet e mia më të plota”. /albeu.com/



Shtuar më 10/01/2017, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.