Zbardhet krimi makabër: Nuk pranoi të martohej me kushëririn, e reja vritet nga familja

Një vajzë dhe i dashuri u saj u vranë në atë që quhen krim për nder, pasi e reja nuk pranoi të martohej me kushëririn e saj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Turqi. Vilda Ince, 24-vjeçe, u detyrua të martohej me kushëririn e saj në një ceremoni fetare pasi u vu nën presion të madh nga familja e saj.

Megjithatë, vajza iku me të dashurin e saj Osman Celik, 25 vjeç, gati dy muaj më parë. Familja e saj kërkoi për çiftin, por nuk ishte në gjendje t’i gjente derisa u paraqitën për një festë për vitin e ri në qytetin qendror turk, Kirsehir.

Familja e gruas e ftoi çiftin në shtëpinë e tyre duke pretenduar se donin të bënin paqe.

Por kur ata mbërritën, Vilda u dërgua në banjë ku ajo u vra dhe i dashuri i saj u zhvesh dhe u përdhunua para se të goditej me thikë për vdekje, sipas mediave lokale.

Viktimat u vendosën secila në banjë me radhë në mënyrë që gjaku të mos njolloste dyshemenë. Pasi u vranë, trupat u dërguan në një gropë jashtë fshatit ku ishin mbuluar me dhe. Kur familja e Osmanit nuk mundi të gjente djalin e tyre, ata raportuan situatën në polici.

Zyrtarët më pas arrestuan familjen Ince duke u marrë në pyetje, ku pranuar vrasjen dhe i treguan policisë se ku kishin vendosur trupat, shkruan panorama.

Më pas u arrestua babai i gruas, vëllai dhe kushëriri, me të cilin ajo ishte detyruar të martohej dhe dy të afërm të tjerë të lidhur me vrasjet.

Një hetim për vrasjet vazhdon.
Shtuar më 06/01/2021, ora 19:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori