Zbardhet krimi makabër në Laç: I riu vret shokun e ngushtë dhe i zhduk trupin
Pëlqej
Policia e Laçit ka vënë në pranga një të ri pasi akuzohet se ka vrarë dhe zhdukur trupin e shokut të ngushtë.

Ngjarja ka ndodhur në Laç ndërsa viktima dhe autori janë nga Peqini, Elbasan.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar Aleksandër Fadilin, për zhdukjen e Fatjon Fejzillarit.

Fadili dhe Fejzillari mësohet se së bashku shisnin gjëra të ndryshme të rreth të ndryshme të Shqipërisë.

Ditën që është zhdukur, Fatjon Fejzillari ka pasur me vete një shumë parash, që ishin të ardhurat e shitjeve që kishin bërë.

Njoftimi i Policisë së Laçit:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 29.04.2018, ku ka humbur kontaktet shtetasi F.F. 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan, ju informojmë se:

Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë, të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara u bë ndalimi i shtetasit:

Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethana. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori