Zbardhet krimi makabër në Durrës, nipi masakroi me thikë gjyshen 81-vjeçare
Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e rëndë në këtë qytet ku u gjet pa jetë në banesën e saj një e moshuar.

Sot mësohet se në pranga ka rënë nipi i viktimës pasi sipas policisë është autori i krimit.

Nipi 21-vjeçar akuzohet se pas një sherri verbal ka qëlluar disa herë me thikë gjyshen e tij, 81-vjeçe duke e lënë të vdekur.

"Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme"- njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjajrjen ndodhur ditën e djeshme në lagjen Nr.16 ku u gjet pa jetë në banesë shtetasja F.Sh

Arrestohet nipi 21 vjeçar si autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.16 ku u gjet e vdekur në banesë shtetësja F.Sh. 81 vjeçe.

Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi R. G, 21 vjeç, banues në Durrës.

Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2018, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori