Zbardhet historia, si lindi dashuria që i mori jetën 20-vjeçarit nga Fieri
Vetëm 4 ditë nga ngjarja e rëndë në Fier ku një 20-vjeçar vrau veten se u nda nga e dashura, ka reaguar nëna e tij. Nëna e viktimës ka treguar se si Eneo ka njohur vajzën nga Peqini.

Aida tregon mes lotësh se djali ka pasur një fëmijëri të vështirë, mirëpo kur njohu vajzën nga Peqini, fytyra nisi t’i çelej.

Nëna e Eneos tregon se pas disa takimesh, djali i saj e mori vajzën në Lushnje, mirëpo prindërit e saj e kishin denoncuar në polici, shkruan Panorama.

Ajo tregon edhe ballafaqimin në Komisariat dhe si vendosën ta merrnin vajzën nuse.

Pjesë nga Intervista

Eneo e bëri gjithë këtë për një vajzë. Cila ishte ajo dhe çfarë ishte për Eneon?

Ajo ishte një 17-vjeçare nga Peqini, me të cilën u njoh në Facebook në muajin janar. Duke qenë se fëmijët e mi janë rritur me shumë halle për shkak të problemeve që ne prindërit e tyre kemi pasur sa ishim bashkë e pastaj ndarja jonë, djemtë ishin të palumtur. Ishte rritur mes dhimbjes.

Dhe unë vura re që gjatë kohës që fliste me të, djali po çelej. Ishte i lumtur, gëzonte. Dhe kur më tha që fliste me një vajzë, nuk i thashë asgjë. U gëzova që ajo po ma bënte të lumtur djalin.

Sa kohë vazhduan kështu në komunikim dhe kur u takuan?
U njohën në janar dhe më 3 mars kishin lënë takim. Do të pinin kafe. Unë nuk dija gjë.

Kishte ikur ta takonte. Vetëm kur erdhi më tregoi që e kishte takuar, ndërsa djali i vogël më tha që ishte bërë gjithë baltë nga trupi djali, gjithë rrobat.

Nuk i thashë asgjë, por dyshova se mund ta kenë rrahur njerëzit e saj. S’më tregoi asgjë dhe nuk e pyeta kurrë. Por rrobat ishin gjithë baltë.

Çfarë ndodhi më tej me vajzën? E njohe ti? U takua djali prapë me të?

Jo. Pas një jave djali kishte ikur prapë, pa më thënë, dhe kishte shkuar dhe e kishte marrë vajzën. S’e di se si vendosi ta marrë, por kishin ikur të dy atë natë. Prita të vinte në shtëpi, por nuk erdhi dhe telefonin e kishte mbyllur.

Të nesërmen prisja me gjak të ngrirë ndonjë lajm prej tij. Kisha frikë ngaqë dyshoja te rrahja para një jave. Kur prisja telefonatë nga djali, më mori policia e Fierit dhe më tha të shkoja në komisariat. Vajta atje e mora vesh që djali e kishte marrë vajzën dhe prindërit e saj e kishin denoncuar në Peqin, ngaqë ajo ishte e mitur. Unë s’dija asgjë.

Po djali a erdhi? Si u lidhe me të?

Erdhën ata të dy. Vajza kishte marrë rrobat me vete dhe para për të cilat tha se ia kishte dhënë e ëma. Megjithatë, shkuam pas dy ditësh në polici edhe prindërit e saj dhe ne dhe deklaruam që vajza iku vetë e ne do ta mbanim për nuse. U bë fakt i kryer ky muhabet. Aty në polici u vendos. /albeu.com/

Shtuar më 09/07/2017, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori