Janë zbardhur detaje të reja nga
grabitja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në një
farmaci.
Burimet bëjnë me dije se
grabitja dyshohet se është kryer në kërcënimin e një arme
lodër.
Ai ka kryer grabitjen i vetëm, por nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë.
Reagimi i policisë:
Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një
farmaci.
Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 21:47