Zbardhet grabitja me armë në Bulqizë, arrestohet 23-vjeçari
Pëlqej
Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në Bulqizë i cili dyshohet si autori kryesor i grabitjes së çiftit të biznesmenëve.

Ngjarja ka ndodhur më 22-shtator në Bulqizë.

"Për zbardhjen e vjedhjes me armë ndodhur më datën 22 Shtator në Bulqizë është vënë në pranga i riu: Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë, ( Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.)

Ky person dyshohet se me datë 22.09.2018, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë, kanë hyrë në banesën e shtetasit A. M., 50 vjeç dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë, janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet u gjet nga policia i braktisur.

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Bulqizës, bazuar në informacionet e shpejta të marra në rrugë operative si dhe mbi bazën e dyshimeve ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi i cili ishte me masë dënimi ‘Arrest në shtëpi’.

Shërbimet e Policisë nuk e kanë gjetur në banesë këtë shtetas pasi ka ndodhur ngjarja . Policia e Bulqizës, ngriti pika kontrolli grackë, ku mbrëmjen e djeshme është kapur në afërsi të një lokali.

Në momentin e kapjes nga Policia ky shtetas ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet por është prangosur nga shërbimet e Policisë."- njofton policia.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. /albeu.com/


Shtuar më 25/09/2018, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori