Zbardhet fjala e dëshmitarit X: Vëllai i Xhafajt drejton Vlorën
Pëlqej
Ndërkohë që flitet se dëshmitari X që futi në kurth vëllain e Xhafajt është arrestuar, PD ka nxjerrë emrin, foto e video të tij.

Gjatë një rrëfimi të gjatë, shtetasi Alber Veliu 51 vjeç ka treguar se si ra në burg për drogën e vëllait të ish-ministrit dhe se si ai ende e ushtron këtë aktivitet në Vlorë.

"Ai komandon Vlorën, ai atë punë ka bërë tërë kohën, më bëri favor, sille këtë çantë ta hedh matanë, unë e njihja nuk e njoh sot,. Më prezantoi me Ermalin, nuk e di çfarë është shef kufiri a çfarë, ,mbiemrin nuk mund ta pyes"- deklaruar ai ndër të tjera.

Partia Demokratike ka vënë alarmin duke thënë se policia dhe prokuroria e Ramës po ushtron presion mbi të dhe familjen e tij.

Pjesë nga dëshmia e dëshmitarit X

Albert Veliu 51 vjeç, jetoj me rrogën e djalit Kam qenë në Itali kam punuar. Në 200 jam shkëputur në Itali, kam punuar me Agron Xhafajn, me kokainë me të gjitha gjërat.

Kam qenë shoqërues gomoneje. Hoqa dorë se përballoja dot atë gjë. Agronin e njoh me anë të një miku tim, me anë të lidhjeve të punës në Itali. Komandonte punët, ai e merrte ne e shisnim. Në 2005 kur më ndodhi

Në 2005 ndodhi një aksident dhe kryeva dënim prej 7 vjetësh akuzohesha për kokainë për 12 kg. U kapa në peskara, e bëra dënimin aty, në shkallë të parë mora 15 vjet, apeli ma la 8 vjet. Nga Agroni, më ka mbetur qejfi, kur rashë brenda nuk më solli një paketë cigare për aq sa kishim bërë

Kur dola nga burgu e takoj, më ofroi një punë për djalin, kamarier, në 2016. Djali është 22 vjeç, punoi kamarier 6 muaj, por e hoqën.

Para 5-6 muajsh, flasim e i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte për në Itali, hashash, ta çonim në Itali, i kërkova një favor më prezantoi me këtë Ermalin, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike, e vuta në provë sa korrekt qe për mua si Albert. I kërkova nderin por nuk i bëra këtë rrugë, e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj.

Ai komandon Vlorën, ai atë punë ka bërë tërë kohën, më bëri favor, sille këtë çantë ta hedh matanë, unë e njihja nuk e njoh sot,. Më prezantoi me Ermalin, nuk e di çfarë është shef kufiri a çfarë, ,mbiemrin nuk mund ta pyes. Me atë jam ulur në tavolinë.

Por unë nuk e bëra. Dua të jetoj me djersën e ballit të ha një copë bukë, thjesht e vura në provë. E dija që punon e bën, është korrekt, e saktë, të ndihmon të hedhësh mallin në Itali, të ndihmon, më çoi të Ermali, me nofkën Nake.

E bëra vënien në provë se ashtu më la në baltë, kur isha brenda, i ktheva kurrizin tani e s’dua të merrem me asnjë gjë. Kështu janë gjërat, si ja bën një njeriu ashtu e pëson, sot ai është dikush unë jam pa bukë në shtëpi.

Me drejtorin e vlerës bëhej shumë, me shefin e kufirit ca të them, punët e tyre unë do çoja një 100, arrita te beja 20 me leke borxh, me leke borxh do ta blija mallin. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori