Zbardhet emri, kjo është deputetja e PS-së që u mor në pyetje nga Prokuroria për Habilajt
Pëlqej
Ditën e djeshme Policia e Shtetit lëshio 3 urdhër-arreste për 3 drejtues të Policisë në Vlorë, të akuzuar në lidhje me dosjen e famshme “Habilaj”.

Por pavarësisht lëshimit të urdhër-arrestëve, asnjë nga drejtuesit e Policisë Vlorë nuk është arrestuar për shkak se nuk janë gjetur në banesa.

Ditën e djeshme u bë publike lajmi që një deputete e PS-së është thirrur në prokurori në lidhje me hetimet e dosjes Habiljat. Mësohet se ajo është Elona Gjebrea.

Ajo është thirrur në Prokurori për të dhënë deklarime për hetimet, pasi gjatë kohës kur vepronte banda e Habilajve, Elona Gjebrea ka qenë zv.ministre e Brendshme, pra numri dy pas Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme. /albeu.com/



Shtuar më 23/11/2017, ora 08:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori