Zbardhet emri e fotoja, ky është shqiptari që mbushi kamionin me drogë e u nis drejt Athinës
Spiro Dukoli është një nga dy kamionistët shqiptarë të arrestuar nga Antidroga e Janinës, ku u sekuestruan 114 kilogramë kanabis, gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin që lidh Kakavijën me Janinën.

Sipas policisë greke, dy kamionistë shqiptarë u arrestuan nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se Antidroga e Janinës kishte informacion për transportimin e lëndës narkotike dhe ka vëzhguar zonën, në të cilën dyshohet se trafikantët do të ngarkonin lëndën narkotike në një kamion të ngarkuar me paleta.

Kanabisi është transportuar në brendësi të kufirit grek dhe në vazhdim u ngarkua në kamion me destinacion Athinën. Deri tani bëhet me dije se kamionistët janë nga Gjirokastra.
Shtuar më 14/10/2020, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori