Zbardhet emrat e shqiptarëve të arrestuar në Itali, edhe një bos i drogës
Pëlqej
Zbardhen emrat e disa prej shqiptarëve të arrestuar disa ditë më parë në Itali, gjatë një aksioni që çoi në zbulimin e një rafinerie droge, ku u gjetën 12.5 kg heroinë.

Copy of Foto [email protected]


Droga u gjet në një apartament pranë rrugës kryesore që kalon në komunën Osio Sotto (Bergamo). Sipas hetuesve, apartamenti përdorej për paketimin e drogës, që më pas shitej në rajonin e Val Camonica. Siç raporton “Corriere della Sera” këtë të mërkurë, nën shtrat u gjet një kuti brenda së cilës ishin 12.5 kg heroinë. Përveç heroinës, aty u gjet edhe një sasi e vogël kokaine dhe përzierës, si dhe pajisje që përdoroheshin për paketimin e drogës. Sipas karabinierëve, në laboratorin në rrugën “Trieste 3”, punonin dy shqiptarë me paketimin e drogës: Agim Bejko, 69 vjeç dhe i biri Enkelejd, 44 vjeç, të arrestuar të dy. Në operacionin që u zhvillua mes mbrëmjes së premtes dhe mëngjesit të një dite më pas, u arrestuan në total 9 persona, 5 shqiptarë dhe katër italianë.

la-droga-nascosta-sotto-il-letto-fotocasa-trasformata-in-raffineria-a-osi_8a36d99e-d133-11e8-be63-d480e8b52178_700_455_big_gallery_linked_i

Në krye të grupit të trafikut, sipas hetuesve, ishte shqiptari Saimir Sallaku, 44 vjeç, një emër i njohur për policinë italiane.

Pasi kishin marrë informacion se të premten do trafikohej një sasi e konsiderueshme droge, efektivët u zhvendosën në zonë. Vetëm në mbrëmje aty mbërritën dy makina. Dy shqiptarët, babë e bir me një bashkëpunëtor nga Milano i dorëzuan 1 kg e 40 kokainë Sallakut. Ky i fundit shkoi në një tjetër makinë që ndodhej aty pranë dhe takoi dy italianë nga Breshia, një 71-vjeçar dhe një 37-vjeçar, të cilëve u dorëzoi drogën dhe në këmbim mori 41 mijë euro.

Në këtë pikë, ndërhynë 10 karabinierët që ishin vendosur në zonë dhe arrestuar gjashtë personat: Sallakun, Agim e Enkelejd Bejkon dhe tre italianët. Në makinën e dy italianëve nga Breshia, agjentët gjetën edhe 26 mijë euro.

Hetimet u zgjeruan menjëherë me kontrollet e banesave të personave të arrestuar, në zonat e Bergamnos, Breshias e Milanos. Në një garazh në Piancogno (Breshia), gjetën 10 kg marijuhanë, duke arrestuar dy persona që përdornin garazhin. Një prej tyre raportohet se është një shqiptar me iniciale A.H., ndërsa tjetri një italian.

Personi i nëntë i vënë në pranga është pronarja e banesës në Osio Sotto ku u gjet heroina: Drita Selimaj, 68 vjeçe, e arrestuar, por më pas e lënë e lirë nën masën “arrest shtëpiak”
Shtuar më 17/10/2018, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori