U plagos te Komuna e Parisit, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit: Nuk e pashë kush më qëlloi

Mbrëmjen e djeshme të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Një 22-vjeçar, i identifikuar si Redi Balla është plagosur me armë zjarri  në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Balla ka dëshmuar në policia, duke thënë se ka qenë duke shikuar në celular në momentin që i është bërë atentati, duke shtuar se nuk e ka parë se kush e ka qëlluar.

“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, ka thënë ai, ndërsa do të merret sërish në pyetje më vonë, pasi kjo dëshmi nuk e ka bindur policinë.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapen e autorit. Ndërkohë dhe familjarët dhe të afërmit janë marrë në pyetje për të kuptuar nëse ka ndonjë konflikt. Burime bëjnë me dije se ai njihet si person problematik, i shoqëruar disa herë për sherre fizike./albeu.com

 


Shtuar 13.10.2021 09:20