Zbardhet dëshmia e autorit të tritolit: U hakmorra për babain
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 u arrestua në flagrancë 28 vjeçari Erion Duçka. Ky i fundit u prangos pasi rreth orës 03:40 të datës 25.08.2016, në rrugën “Gjolek Kokona”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës.

Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas është i dyshuar i ngjarjes së shkatërrimit të pronës me eksploziv ndodhur më datë 25.08.2016 në rrugën “Arben Minga”, ku i është vendosur lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K.R, shkruan Klan.

Para oficerëve të policisë gjyqësore, gjatë intervistimit Erion Duçka ka pranuar se ka kryer këtë veprim të kundraligjshëm. Këtë akt e ka kryer në formë hakmarrje ndaj të atit i cili ka qenë nëpunës i Shërbimit Informativ Shtetërorë dhe ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve në krye të detyrës.

Duke qenë banorë në të njëjtën lagje, shpesh shtetasi K.R., i shante dhe ofendonte me fjalë fyese për një periudhë kohe të gjatë të atin e autorit të dyshuar.

Menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një biçikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrulles të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për t’u larguar.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2016, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori