Deri në dhjetë vjet
burg do të dënohen shqiptarët që shkojnë dhe luftojnë në Siri ose në vende të tjera jashtë territorit të Shqipërisë. Portali Albeu ka siguruar edhe draftin e plotë të ligjit të ri që ka mbërritur në Komisionin e Ligjeve. Por çfarë thuhet në nismën e re të hartuar me qëllim parandalimin e dërgimit të shëqiptarëve si luftëtarë në zonat e nxehta? Në nenin 1 të këtij ligji thuhet se : “Pjesëmarrja në formacione luftarake në një
konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një
shteti të
huaj, pa qenë shtetas në shtetin e
huaj, pa qenë pjesëtar i forcave të armatosura të njërës prej palëve në
konflikt ose misioneve ushtarake zyrtare të forcave të armatosura të një
shteti që nuk është në
konflikt ose një organizatë ushtarake ndërkombëtare, dënohet me
burgim nga 3 deri në 8 vjet
burg.”, thuhet në ligj. Kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkelet e territorit të një
shteti të
huaj, dënohet me
burgim nga 5 deri në 10 vjet
burgim. /Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014,
ora 20:20