Zbardhet dokumenti me 12 pika: Si u arrit marrëveshja për Reformën Zgjedhore (FOTO LAJM)

UPDATE - Mbrëmjen e sotme palët politike pas shumë takimesh nën mbikqyrjen e ambasadorëve, arritën të firmosin marrëveshjen zgjedhore.

Sic mund t'a shihni në galerinë e bashkëngjitur lajmit, marrëveshja nuk është shkruar në gjuhën shqipe por në atë angleze dhe përmban 12 pika ku përfshihen të gjitha çështjet që palët kanë rënë dakord.

Në dokumentin e siguruar nga Albeu.com kanë firmosur anëtarët, Damian Gjiknuri, Petrit Vasili, Oerd Bylykbashi dhe Rudina Hajdari.

Pjesë nga pikat e marrëveshjes:

-Pjesë e saj është përfshirja 100% e identifikimit elektronik të votuesve e propozuar nga opozita.

-Ndërkohë do të qëndrojë formula aktuale për komisionerët zgjedhorë vetëm për zgjedhjet e ardhshme e cila është 4 komisionerë mazhorance, 3 opozitë.

-Gjithashtu mazhoranca është tërhequr nga kërkesa për depolizitizim ndërsa komisionerët të jenë politikë, sic jane aktualisht.

-Kolegji Zgjedhor do të përbëhet me gjyqtarë që kanë kaluar vettingun ndërsa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të formatohet me 3 hallka.

-Zgjedhjet e ardhshme do të bëhen me identifikim biometrik 100 % në të gjithë vendin. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2020, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori