ZBARDHET DOKUMENTI/ Ja motivacioni për shkarkimin e Kokëdhimës
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Tashmë është hedhur dritë mbi dokumentin që kërkon shkarkimin e Koço Kokëdhimës. Sipas këtij dokumenti, Kokëdhima prej muajsh ka përdorur retorikë përçarëse brenda Partisë Socialiste.

Në dokumentin në fjalë thuhet se aktiviteti i Kokëdhimës është i shkëputur nga kuadri i partisë.

"Bazuar në faktet se Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokëdhima, prej disa muajsh ka krijuar një shqetësim konstant ne bazën e partisë me retorikën përçarëse dhe me aktivitetin vetjak të shkëputur nga kuadri i veprimtarisë së partisë, të përcaktuar nga Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e Partisë Socialiste.

Bazuar në nenet 18, 22 dhe 71 të Statutit të PSSH si dhe në nenet 1, 2, 3 dhe 4 të Rregullores “Për Votëbesimin në Parti”, kërkojmë: Shkarkimin e Koço Kokëdhimes nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin të PSSH-së", shkruhet në dokument. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2016, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}