Hëna e Re kaloi në Gaforre, merrni frymë thellë, si do të trazojë ky ndryshim shenjën tuaj të Horoskopit

Duke filluar nga mbrëmja e sotme, Hëna e Re do të vendoset në Gaforre duke trazuar kësisoj jetët e të gjitha shenjave të horoskopit. Kjo lëvizje astrologjike do t’ju ndihmojë të dëgjoni dhe kuptoni më mirë emocionet tuaja. Mbyllni sytë për një moment dhe merrni frymë thellë. E mbani mend herën e fundit kur u keni vënë veshin përjetimeve tuaja?

Çfarë përfaqëson Hëna e Re në Gaforre?

Le të fillojmë me anët e saj pozitive. Para së gjithash, duhet të dini që Hëna e Re e 29 qershorit do t’ju ndihmojë të njihni më mirë sferën tuaj të brendshme, intuitive dhe emocionale. Ajo korrespondon me fillimin e një cikli të ri hënor dhe, bashkë me të, hapjen e dinamikave të reja personale.

E veçanta e këtij cikli është se ne e shohim atë në një marrëdhënie tensioni me Jupiterin: një marrëdhënie dinamike që mund të çojë në rritje. Duke qenë se Jupiteri është planeti i bollëkut, doni më shumë dhe gjurmoni çdo mundësi për të kënaqur nevojat tuaja. Hëna e Re në Gaforre duket me të vërtetë si një mundësi për të mësuar të kërkojni- për hapësirë, ndihmë ose këshilla – duke zbuluar se, në fund, njerëzit janë të gatshëm t’ju ndihmojnë nëse përpiqeni pavarësisht frikës nga gjykimi ose keqkuptimi.

Pra, më e mira që mund të shpresojmë të arrijmë në këtë Hënë të Re është qartësia për nevojat tona. Është koha të ndalemi, t’i lejojmë vetes të ndiejmë emocionet dhe pasi të kemi identifikuar atë që kërkojmë, të jemi të drejtpërdrejtë në kërkesën tonë. Ne mësojmë të pyesim edhe kur dukemi se nuk jemi konsistentë, sepse nuk ka asgjë të keqe të kemi nevoja të ndryshme ndërsa rritemi dhe ndryshojmë.