Zbardhet dinamika e atentatit ndaj Ndojt: E ndoqën, i prenë rrugën dhe qëlluan
Ndërkohë që policia e Shtetit është në kërkim për autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku u lënduan 3 persona, është zbardhur dinamika e atentatit.

Sipas informacioneve mësohet se autorët kanë ndjekur makinën e prokurorit kanë ecuër paralel me të dhe më pas i kanë prerë rrugën.

Ndoja ka qenë i ulur i në sedijljen e pasme të makinës së tij dhe ka njohur autorët, gjë që e ka thënë dhe në dëshminë e parë në spitalin e Durrësit.

Më pas atentatorët kanë hapur zjarr në pjesën e majtë të makinës, ku kanë lënë të plagosur tre personat. Plumbat kanë vijuar dhe më tej, kur dy makina kanë qenë në ecje dhe makina e atentatorëve ka dalë para veturës së Ndojas, duke i prerë rrugën.

Makina e prokurorit e drejtuar nga Andi Maloku ka humbur kontrollin, pasi shoferi ka marrë disa plumba, dhe ka përfudnuar në kanal në anë të rrugës.
Shtuar më 01/11/2019, ora 19:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori