E FUNDIT/ BILD plas "bombën", nxjerr përgjimin ku është përfshihet Rama
Misteri me vjedhjen e dosjes së prokurorisë në Durrës: Grabitësit dinin çdo detaj
Janë zbardhur detaje të reja nga grabitja e postës sekrete të prokurorisë së Durrësit.

Mësohet se grupi hetimor ka ndërtuar identitetin e autorëve të dyshuar.

Ndërsa burimet bëjmë të ditur se autorët e dinin çfarë përmbante posta dhe për këtë arsye nuk lejuan që të mbërrinte në destinacion.

Ndërkohë po verifikohen edhe pëersona të tjerë që kishin dijeni për përmbajtjen e postës nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, kur dy persona ende të paidentifikuar sulmuan postierin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i morën disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta. /albeu.com/


Shtuar më 10/05/2018, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori