Zbardhet dëshmia shokuese e 44 vjeçarit që preu në fyt të ëmën: Do të ndodhte një ditë!

Një krim i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Pogradec ku djali vrau të ëmën me thikë, dhe kokën ia vari në derë të shtëpisë.

Autori i krimit horror që ndodhi mbrëmjen e sotme në Pogradec, ka deklaruar se nuk pendohet.

Në deklaratën paraprake në polici, Olsi Çekiçi, 44 vjeç, ka një amanet për shtetin.

“Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vellain. Ia lë shtetit amanet”, mësohet të ketë deklaruar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se edhe vetë autori ka pesuar demtime në pjesën e ballit.

Ka qenë shumë i qetë edhe gjatë kohës që ka bërë deklarimin. Vëllai i tij është para tetraplegjik.
Shtuar më 06/08/2020, ora 23:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori