Zbardhet dëshmia e vëllait të Jan Prengës: Mos bëni gabim ta prekni mallin!
Zbardhet dëshmia e vëllait të Jan Pregës, i cili është rrëmbyer dhe vrarë më 17 janar të këtij viti.

Anton Prenga është shprehur se ai dhe Jani nuk kishin probleme me askënd dhe për këtë arsye kishte folur dhe takuar vëllain e tij Astritin, i cili i ka thënë që kishte vjedhur një sasi kokaine.

Gjithashtu kanë dalë në dritë edhe detajet e bisedave të familjarëve me Gentian Doçin dhe Dritan Rexhepaj.

“Duke qenë se unë dhe vëllai që jeton në Shqipëri Jan Prenga nuk kemi asnjë problem me asnjë person, unë kam kontaktuar vëllain tim Astrit Prenga të cilit i thash eja më tako dhe më tregon cila është arsyeja e rrëmbimit të vëllait tonë. Astrit erdhi me Gëzim Shullanin dhe më tha se tre javë më parë kishin grabitur një kontenier me kokainë. Ju kërkova shpjegime dhe më thanë se një shtetas anglez dhe një iranian kishin kërkuar që ta nxirrnin nga porti kontenierin me banane ku ishte fshehur kokaina. Ata kishin bashkëpunuar në një shtetas rumun dhe një shqiptar që quhet Xhulian.

Rreth një javë më pas e ka telefonuar Gentian Doçi dhe i kishte thënë ti kthente drogën pas, por ai i ka thënë që nuk të njoh dhe nuk kemi punuar ndonjëherë bashkë.

Ai ka treguar të gjitha përpjekjet e familjes mbas zhdukjes së 49-vjeçarit, që nga telefonatat e shumta të marra nga Gentian Doçi dhe Gramoz Rexhepi i njohur ndryshe si Dritan Rexhepaj.

Të dy ata kanë telefonuar vëllain e pengut i quajtur Ndrek Prenga dhe që vuan dënimin në një burg në Britaninë e madhe.

Gentian Doçi i ka thënë: Mos bëni gabim ta prekni mallin pasi është i imi.

Të njejtën telefonatë e ka marrë edhe nga Gramoz Rexhepi i cili i ka treguar se është në burgun e sigurisë së lartë në Ekuador, por vëllai i pengut të zhdukur u ka thënë të dyve që ai gjendej në burg dhe se nuk di asgjë, qoftë sipas tij ai do të kontaktonte me dy shtetas, inicialet e të cilëve janë dhënë gjatë seancës me dyer të mbyllura.

Lista e të kërkuarve ka shkuar në tetë persona, kryesisht nga qyteti i Shkodrës por ku është përfshirë edhe Dritan Rexhepaj, ku aktualisht mbahet në një burg në Ekuador./TCH
Shtuar më 31/01/2020, ora 19:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori